Home Qendrore Presidenti serb nesër në Kosovë – do të shkojë aty ku dëshiron...

Presidenti serb nesër në Kosovë – do të shkojë aty ku dëshiron ai!

155
0
SHARE

Vuçiq pasdite ka deklaruar: “Do shkoj në Kosovë, së pari në Gazivodë” (Ujman)…

Ai sugjeron që qëllimi i tij është të avokojë paqen dhe të angazhohet për një zgjidhje të problemit, për të mos nxitur konfliktet.

Institucionet në Prishtinë janë arsyetuar se vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka lejuar BE-ja.

Ndërkohë pala kosovare e cila fillimisht kishte refuzuar këtë vizitë ka dhënë leje po sonte vonë.

E gjithë kjo sipas zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli për shkak të presionit ndërkombëtar.“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli.

Vuçiq, nesër, e shtunë, do të vizitojë Gazivodën dhe vende tjera turistike në veri, ndërsa të dielën, në orën 12:00, do t’u drejtohet serbëve në Mitrovicë në një tubim popullor.

Shteti serb ka blerë armatim, avionë lufte e raketaka, ka forcuar ushtrinë, duke u rikthyer në shtetin ushtarakisht më të fuqishëm në rajon.

Pra, shteti i Kosovës është kështu siç po duket, me institucione dhe klasë politike të mbërthyer nga egoja për pushtet dhe lufta e parreshtur për t’u shtyrë se kush duhet të jetë në krye – bajraktar…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here