Home Qendrore Pse dështoi referendumi në Maqedoni?!

Pse dështoi referendumi në Maqedoni?!

158
0
SHARE

Shuplakë kryeministrit Zaev dhe klasës politike!

Shkup, 30 shtator – Koalicioni për Maqedoninë evropiane ka pësuar debakël në referendumin e sotëm, andaj Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti përmes gjuhës manipulative, herë duke e quajtur referendum konsultativ herë përcaktues, etj, po mundohen t’i mashtrojnë qytetarët që nuk janë të kënaqur me politikat e tyre ekonomike dhe sociale.

Referendumi orgnazohet për të votuar qytetarët dhe jo partitë politike, prandaj që të jetë i suksesshëm një referendum duhet t’i ketë mbi 50 për qind. Në demokaraci nuk mund të nxirret shumica nga pakica, siç po pretendon Koalicioni për Maqedoninë evropiane.

Madje, as shqiptarët nuk kaluan pjesëmarrjen mbi 35 për qind. Pra, referendumi ishte dështim dhe nuk mund të mbulohet me asnjë manipulim.

A do të japë dorëheqje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili pati thënë se nëse nuk kalon referendumi do të tërhiqet nga Qeveria…

Qytetarët e Maqedonisë u deklaruan kundër ndryshimit të emrit, mbase kanë mësuar nga Bullgaria, Rumania e pjesërisht Hungaria se BE dhe NATO nuk i zgjidhin problemet ekonomike dhe sociale, nëse nuk punohet brenda shtetit.

Ata refuzuan një emër të shtetit të imponuar nga Greqia dhe Zaevi, siç akuzuan menjëherë pas marrëveshjes së dy qeverive për emrin e ri – Republika Veriore e Maqedonisë, por ishte edhe goditje për klasën politike të Maqedonisë.

Referendumi i rëndësishëm, por mos të anashkalohet ekonomia, është apeli i ekspertëve të ekonomisë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore kërkoi nga Qeveria që t’i kushtojë rëndësi të posaçme zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas kryetarit të OEMVP-së, Nebi Hoxha, këtë periudhë integrimi në NATO dhe BE është i rëndësishëm, por ky proces nuk duhet ta lërë anash në asnjë moment ekonominë, e cila është kyçe për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Një mesazh i bizneseve deri tek politikëbërësit është që fokusi i politikëbërësve mos të jetë vetëm në ndryshimet e ligjeve dhe integrimi në BE dhe në NATO, por gjithsesi fokus duhet të ketë edhe biznesin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, duhet paralelisht të punohet në drejtim edhe të bashkëpunimit më të mirëfilltë të qeverisë me biznesin, sepse në situata të tilla bizneset kanë nevojë për një përkrahje më të madhe, apeloi Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here