Home Qendrore Rusia mban ushtrimet më të mëdha ushtarake në 37 vitet e fundit...

Rusia mban ushtrimet më të mëdha ushtarake në 37 vitet e fundit – marrin pjesë 300.000 ushtarë dhe 1000 avionë lufte…

163
0
SHARE

Rusia ka filluar përgatitjet për ushtrimin më të madh ushtarak që nga fillimi i Luftës së Ftohtë.Rusia do të mbajë manovrat më të mëdha ushtarake për gati katër dekadat e fundit muajin e ardhshëm, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, raporton agjencia e lajmeve AP.

Në stërvitjet e mëdha ushtarake “Lindja 2018”, në pjesën lindore të vendit, pothuajse 300,000 ushtarë do të marrin pjesë në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu tha të hënën se stërvitjet e ardhshme do të jenë “më i madhi që nga viti 1981, i paparë në madhësi dhe për nga numri i njësive pjesëmarrëse”.
Ushtrimi do të përfshijë më shumë se 1,000 avionë ushtarakë, dy flota detare ruse dhe të gjitha njësitë ajrore-desante, ka thënë Shoigu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here