Home Qendrore Shtrenjtohen mielli, buka, vaji dhe sheqeri

Shtrenjtohen mielli, buka, vaji dhe sheqeri

69
0
SHARE

Rriten çmimet e produkteve të importuara nga Serbia

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë, raporton Koha.net
Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.

Javën e kaluar kur hyri në fuqi vendimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, por edhe përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe prodhuese në vend u kanë bërë thirrje bizneseve që të mos i rrisin çmimet e artikujve të cilat janë importuar nga Serbia.
Disa qytetarë e konsiderojnë të nxituar vendimin e tregtarëve për ngritje të çmimeve.
Hana, qytetare nga Prishtina, thotë se ajo që vërehet është tek çmimi i miellit.

“Ditëve të fundit nëpër dyqane kam vërejtur rritje të çmimeve, si mielli, vaji dhe buka. Mielli dhe buka janë më problem, kurse për artikuj tjerë ka alternativa të mjaftueshme. Unë nuk e di pse aq shpejtë i kanë rritur çmimet për produktet serbe. Por, në anën tjetër disa nga artikujt vendore janë më lirë se para një jave”, thotë ajo.

Kompanitë e përpunimit të produkteve të drithërave e pranojnë se kanë rritur çmimin e miellit, ndryshim ky që ka ndikuar edhe tek ngritja e çmimit të bukës në disa vende, e cila nga 0.30 tani kushton në 0.40 euro.

Çmimi i miellit në tregun e Kosovës ndryshon varësisht nga rajoni. Deri para vendosjes se taksës, çmimi për 100 kilogramë miell ka qenë rreth 32 euro, kurse aktualisht çmimi është rritur mbi 36 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here