Home Qendrore Stërvitje ushtarake në afërsi të Bujanocit – marrin pjesë SHBA, Britania e...

Stërvitje ushtarake në afërsi të Bujanocit – marrin pjesë SHBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe …

186
0
SHARE

Në Bujanoc filloi stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Platinum wolf 2018”, e cila do të zgjasë deri më 22 qershor.

Në stërvitje po marrin pjesë 500 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Në ushtrimin nga temat “taktikat, teknikat dhe procedurat në operacionet shumëkombëshe – armë jo-vdekjeprurëse” dhe “Operacione paqeruajtëse”, pjesëtarë të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse do të stërvisin përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse, si dhe procedurat, veprimet dhe procedurat me rastin e angazhimit në operacionet shumëkombëshe në mjedisin ndërkombëtar.

Qëllimi është për të përmirësuar ushtrimin e ndërveprimit, mirëkuptimit të ndërsjellë të pjesëtarëve të ushtrive të vendeve partnere në nivel taktik në procesin e operacioneve të mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh, thuhet në deklaratë.

Stërvitjen e cila po zhvillohet në terrenin (poligonin) e trajnimit, “Borovac”, në një ceremoni në bazën “Jug”, e hapi koloneli Slobodan Stopa, komandant i Brigadës së Katërt të Ushtrisë Serbe dhe oficer për planifikimin e ushtrimit ushtarak.

“Si mikpritës, ne do të angazhohemi që përmes vizitave të monumenteve të rëndësishme historike të paraqesim Ushtrinë e Serbisë dhe Republikën e Serbisë”, ka thënë koloneli Stopa.
Në ceremoninë e hapjes së stërvitjes “Platinum wolf 2018” morën pjesë ushtarakë të lartë të Ushtrisë së Serbisë. /Burimi:BETA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here