Home Qendrore Trump e hesht Merkelin – lejohet ndryshimi i kufijve…

Trump e hesht Merkelin – lejohet ndryshimi i kufijve…

193
0
SHARE

Merkel konfirmon: Me Trump edhe për Kosovën dhe kufijtë …

Merkel ka komentuar bisedën telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ata mbështesin të gjitha bisedat që çojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm që masat (veprimet) e caktuara në një territor nuk do të çojnë në masa – veprime të ngjashme në territore-shtete të tjera”, tha Merkel, raporton “Veçernji”.

Berlin – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në Berlin se me presidentin amerikan, Donald Trump, foli edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas saj, ajo dhe presidenti amerikan, me këtë rast kanë deklaruar se ata mbështesin të gjitha bisedimet që çojnë drejt qëllimit – zgjidhjen e çështjes.
“Por, duke folur për integritetin territorial, siç është tani, është krijuar një vlerë, dhe këtë e kam thënë këtu në Berlin kur kanë qenë presidentët e qeverisë së BiH dhe qeverisë së Malit të Zi, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që lëvizja e kufijve në një territor të mos çojë në prekje të territoreve edhe në shtet të tjera”, tha Merkel, transmetoi televizionin rajonal N1.
Siç përcolli portalin kroat T, Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, ka thënë se mbështet të gjitha marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të çojnë në një zgjidhje të problemit, por duhet të kihet parasysh që të mos krijojë probleme të reja dhe të respektohet integriteti territorial.
Ndërkaq, duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, tha se Kroacia është jashtëzakonisht e kujdesshme dhe nuk do të qëndrojë në radhë për t’u përzier në ndryshimin e kufijve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Komisionit të Baditnterit, megjithatë, Kosova ishte brenda kufijve të Republikës së Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here