Home Qendrore Vuçiç dhe Thaçi nominohen për Çmimin Nobel të Paqes?

Vuçiç dhe Thaçi nominohen për Çmimin Nobel të Paqes?

217
0
SHARE

Beograd – Nëse nyja e Kosovës do të zgjidhet në pranverën e vitit 2019, është shans i madh që Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Federica Mogerini do të nominohen për Çmimin Nobel të Paqes.Sipas gazetës “Danas”, e cila i referohet qarqeve diplomatike ndërkombëtare, hapi i parë drejt një nominimi të mundshëm të presidentit të Kosovës është biografia e tij me titull “Shteti i ri – burrështetas modern”, i cili këtë verë është duke u promovuar në kryeqytetet perëndimore.Autorët e biografisë së Thaçit janë redaktori diplomatik i Times të Britanisë, Roger Boys dhe gazetarja shumëvjeçare, Suzi Jagger, ndërsa parathënia është shkruar nga ish-kandidati presidencial i SHBA-së, Bob Dole, që konsiderohet si një nga këshilltarët e Tramp-it.
Sipas njohurive jozyrtare të “Danas”, ky libër është paraqitur deri më tani në Londër, Berlin, Paris dhe Vjenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here