Home Rajonale DEMOS-i zviceran përgëzon Komunën e Gjilaninit për përformancën e lartë

DEMOS-i zviceran përgëzon Komunën e Gjilaninit për përformancën e lartë

62
0
SHARE

 

Gjilan, 23 nëntor 2018 – Një ekip i përfaqësueseve të organizatës zvicerane DEMOS, Fatime Rrahmani dhe Dardan Maliqi, kanë vizituar sot Komunën e Gjilanit ku janë pritur nga nënkryetari Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët.
Qëllimi i takimit ka qenë për të parë nga afër rezultatet e performancës në disa tregues. Ndërkaq, e kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit për performancën e lartë të treguar për vitet 2016 dhe 2017, duke inkurajuar që të përmbushen disa rekomandime të rëndësishme.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar DEMOS-in për vlerësimin e lartë për Gjilanin, duke thënë se shpërblimi me tri grante është një motiv edhe më i madh për ta rritur edhe më shumë performancën.
Ai ka shfaqur zotimin se të gjitha rekomandimet e DEMOS-it në disa indikatorë do të plotësohen në afat rekord, duke shpresuar se granti i përformancës për Gjilanin në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i madh.
Ismajli ka falënderuar ekipin e performancës në krye me koordinatorin Ibrahim Ademi për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në këto dy vite, të cilët ia kanë sjellur Gjilanit tri grante në vlerë prej mbi 500 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here