Home Rajonale Është vënë gurthemeli i pikës kufitare Stançiq (Kosovë) – Bellanoc (Maqedoni)

Është vënë gurthemeli i pikës kufitare Stançiq (Kosovë) – Bellanoc (Maqedoni)

147
0
SHARE

Nuk është thënë se kur do të funksionalizohet kjo pikë kufitare!

Në Stançiq, pika kufitare do të lidh Kosovën, Maqedoninë dhe Bullgarinë, ndërsa 12 vite ka ka zgjatur historia e ndërtimit të kësaj nyje kufitare. Kjo pikë kufitare është investim i Komisionit  Evropian.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi kanë vendosur gurthemelin e pikës së përbashkët kufitare Stançiq – Bellanoc, ka  falenderuar Komisionin Evropian që është investues i kësaj pike kufitare, duke theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia do të jetë më i lehtë, sikur që edhe bashkëpunimi ndërkufitar do të jetë më i shpejtë dhe me potencial të zhvillimit ekonomik.
Haziri ka thënë se “janë 12 vite punë dhe angazhim i vazhdueshëm që ka sjellur këtë rezultat”, ndërsa ka falenderuar Komisionin Evropian dhe dy qeveritë (Kosovës dhe Maqedonisë), që më në fund e vendosën një prioritet.
Sipas Hazirit, kjo pikë kufitare është zonë, e cila mundëson bashkëpunimin e drejtëpërdrejtë të Gjilanit dhe Kumanovës, konkretisht Karadakun e Gjilanit dhe Kosovës me atë të Maqedonisë. Ai ka shtuar se lehtësimi i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave do të ketë ndikim edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit të dy vendeve.
Në këtë takim inaugurues kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të dy qeverive nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe udhëheqësit e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë e Shkup. Theksuan mbështetjen e këtij projekti, duke potencuar faktin se përpos lëvizjes së lirë, në këtë pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë, do të jetë i mundur edhe zhvillimi ekonomik dhe turizmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here