Home Rajonale Gjilan: Filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në “Porodin”!

Gjilan: Filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në “Porodin”!

139
0
SHARE

Investimet në rrjetin e ujësjellësit në vlerë 500 mijë euro!

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” dhe CDI, sot, ka filluar implementimin e projektit të rrjetit të ri të ujësjellësit në qytet dhe fshatra.

Gjatë fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin”, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në projekt përfshihet edhe investimi në krejt pjesën e djathtë të rrugës qarkore, për të vazhduar tek tuneli përgjatë “Rrugës së Prishtinës”, në sanimin e rrjetit.

Sipas Hazirit, në fshatra është i paraparë ujësjellësi për Verbicë të Kmetocit, Bilinicë dhe Vrapçiq, ku do të përfitojnë mbi 800 konsumatorë ose mbi 4 mijë banorë, në vlerë mbi 500 mijë euro.
Ka thënë se do të vazhdohet edhe me projekte të tjera nëpër këto vendbanime, sipas nevojave që kanë, duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore. Ndërsa, ka shtuar se “kërkesë e jonë e vazhdueshme është që punët të kryhen me kualitet dhe gjithmonë duke respektuar afatet kohore”.

Drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se përcaktimi i Komunës së Gjilanit për të investuar me këtë projekt kapital dhe jetik për këta banorë është në funksion të krijimit të kushteve më të mira për jetesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here