Home Rajonale Gjilan – Komuna mbajti dëgjim buxhetor në Llashticë e Zhegër

Gjilan – Komuna mbajti dëgjim buxhetor në Llashticë e Zhegër

138
0
SHARE

Dëgjimi publik është në funskion të përgatitjes së buxhetit të Komunës së Gjilanit, për vitin fiskal 2019 dhe planifikimin e hershëm për vitin 2020-2021.

Komuna e Gjilanit, nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Drejtorisë së Buxhetit, ka mbajtur dëgjimet buxhetore me banorët e fshatrave Llashticë dhe Zhegër, (me pjesëmarrës edhe nga fshatrat Lladovë, Nasalë, Pidiq, Stançiq, Shurdhan, Haxhaj, Selishtë, Demiraj, Çelik, Dunav), ku kanë prezantuar planifikimin fillestar të buxhetit dhe kanë pranuar kërkesat e qytetarëve për projekte të ndryshme.

Në hapje të këtyre dëgjimeve, ka marrë pjesë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe ai i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

Avdyl Aliu, shef i GK të LDK-së në emër të Komitetit për Politikë dhe Financa, ka thënë se që nga viti 2014 Komuna e Gjilanit për herë të parë ka përgatitur buxhetin vjetor me inkorporimin e kërkesave të fshatrave, duke inkuadruar projektet parësore për investime publike.

Aliu ka thënë se kërkesat e qytetarëve gjithmonë do të trajtohen me përkushtim dhe në bazë të prioriteteve.

Banorët e këtyre fshatrave i kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat kryesisht ishin për investime në rrjetin e kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik, asfaltimit dhe projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe hapësirat e gjelbërta.

Sot, 24 gusht 2018, mbahet dëgjimi buxhetor në Cërnicë, në ora 16:30, kurse në Livoç të Ulët në ora 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here