Home Rajonale Gjilan – Rrethrrotullimi te udhëkryqi i “rrugës së Prishtinës” – për të...

Gjilan – Rrethrrotullimi te udhëkryqi i “rrugës së Prishtinës” – për të parandaluar aksidentet dhe siguri për kombësorët

118
0
SHARE

Gjithashtu, mbikalimi do të ndërtohet te vendi i quajtur “Te tuneli”

Gjilan, 28 tetor 2018 – Është duke u punuar ndërtimi i rrethrrotullimit te udhëkryqi i njohur si “rruga e Prishtinës”, një zonë mjaft e vështirë për automjete dhe këmbësorë.

Vendpunimi është vizituar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ndërsa ka thënë se me ralizimin e këtij projekti do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.

“Ky vendqarkullim ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim, i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe lëvizje më të lehtë të veturave”, është shprehur Haziri.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli”, për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.
Realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e rreth 140 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here