Home Rajonale Gjilan: Tregje mobile për shitje të prodhimeve bujqësore

Gjilan: Tregje mobile për shitje të prodhimeve bujqësore

173
0
SHARE

Komuna e Gjilanit gati me finalizimin e tregut modern tek kisha “Shën Nikolla”, pastaj në Kmetoc, “Arbëri” dhe  “Bunari i Përleplnicës”.

Komuna e Gjilanit është në procedurat e fundit të hapjes së tregut mobil modern për komunitetin serb tek kisha “Shën Nikolla”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të UN Kosova, të cilët janë financues të këtij tregu, kanë parë nga afër shtandet modern tashmë të vendosura aty, ndërsa pritet të hapet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Haziri ka thënë se Komuna është në procedurë të hapjes edhe të tregut mobil në Kmetoc, për të vazhduar me tregjet në lagjen “Arbëria” dhe tek “Bunari i Përleplnicës”.

Kjo është një mundësi për bujqit që të kenë ku t’i plasojnë prodhimet e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here