Home Rajonale Haziri: Fshati Llashticë, shembulli më i mirë se si familjet bujqësore e...

Haziri: Fshati Llashticë, shembulli më i mirë se si familjet bujqësore e mbajnë vetveten

123
0
SHARE

 Haziri e ka quajtur Llashticën fshat model për punimin e tokës bujqësore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Llashticën, me ç’rast këtë fshat e ka marr shembull se si duhet të punohet toka bujqësore. Ai ka folur edhe për projektet që janë realizuar dhe pritet të realizohen në këtë lokalitet.

“Në Llashticë e kemi përfunduar projektin e kanalizimit, që ka qenë projekti kryesor. Pastaj, asfaltimin e rrugëve, renovimin e shkollës, renovimin e shtëpisë së kulturës etj. Ndërkaq, projekti i fundit është ndërtimi i Qendres së Mjekësisë Familjare, të cilën e kemi buxhetuar dhe me propozimin e këshillit të fshatit, do ta përcaktojmë lokacionin për të filluar me punë”, ka thënë Haziri.

Haziri ka kërkuar nga këshilli i fshatit që së bashku me Shoqatën e Bashkatdhetarëve të fillojnë t’i mirëmbajnë projekte e investuara.
“Investimet tash i bartim te qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë kudo që po angazhohen, po sjellin model të ri, edhe të mirëmbajtjes, edhe menaxhimit, edhe të kujdesit. Me pak mjete të tyre, bëhet shumë punë në këtë fshat”, tha ai.

Haziri ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të përfundojnë të gjitha projektetet investive në këtë fshat, përfshirë edhe në aspektin e bujqësisë dhe të infrastrukturës.
Ai ka nënvizuar se toka bujqësore më e punueshme në territorin e komunës së Gjilanit është në Llashticë.

“Është shembulli më i mirë që familjet bujqësore e mbajnë vetveten dhe janë të pavarësuara nga fondet e shtetit. Këta kanë nevojë vetëm për infrastrukturë, duke përfshirë edhe rrugët e arave dhe subvencionet në bujqësi”, ka deklaruar Haziri.

Kryetari i këshillit të fshatit Llashticë, Ekrem Hasani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbshtetjen e madhe në realizimin e projekteve në këtë lokalitet.
“Tash ka mbetur të ndërtohet ambullanca dhe një trotuar. Besoj që shpejt do të realizohen”, beson Hasani.

Pas vizitës së projekteve, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe tek varrezat e martirëve, duke ritheksuar se “Llashtica është Reçaku i Anamoravës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here