Home Rajonale Haziri: “Jemi afër numrit 100 të shtëpive të ndërtuara dhe renovuara…”

Haziri: “Jemi afër numrit 100 të shtëpive të ndërtuara dhe renovuara…”

63
0
SHARE

Kështu ka shkruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke bërë bilancin e numrit të shtëpive të ndërtuara dhe të riparuara për familjet n ënevojë-të pas trehë në Gjilan.

Haziri shkruan:

Urime shtëpia e re për familjen e Bajram Salihut nga Livoçi Epërm. Komuna e Gjilanit prin me solidaritet dhe me këtë rast e falënderoj donatorin e kësaj shtëpie pronarin e “AR Katana”, Muhamet Ajrullahun, sikurse edhe donatorët tjerë, bashkatdhetarët dhe kompanitë e Gjilanit që janë bartës të këtij procesi.

Jemi afër numrit 100 të shtëpive të ndërtuara dhe të renovuara dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur ta zbusim gjendjen e familjeve me probleme të banimit. Apeloj që të vazhdojmë të bëhemi shembull edhe në të ardhmen, ka shkruar Haziri në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here