Home Rajonale Haziri uron për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Haziri uron për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

120
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uron qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar agjërim të lehtë e të këndshëm.

Haziri, në urimin drejtuar kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu ka shkruar:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit islam të Gjilanit,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin!”, ka shkruar Haziri në urimin e tij në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here