Home Rajonale Ibish Ibishi: “U largova nga AAK-ja, shkaku i privatizimit të partisë dhe...

Ibish Ibishi: “U largova nga AAK-ja, shkaku i privatizimit të partisë dhe instalimit të antivlerës në degë…”

338
0
SHARE

Ibish Ibishi ka deklaruar se tërhiqet nga të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë edhe largimin nga anëtarësia

 (Dorëheqja e Ibish Ibishit drejtuar kryetarit të degës së AAK-së në Gjilan, opinionit publik dhe mediave)

I nderuar kryetar i AAK-së, dega Gjilan! Të nderuar anëtarë, simpatizantë, bashkëpunëtorë përkrahës dhe votues të mi, pas një analize dhe vlerësimi që kam bërë tash për sa kohë, por dhe pas përpjekjeve të shumta që kam bërë për të instaluar një model tjetër për t’i tejkaluar mospajtimet dhe situatat e ndryshme, për të bërë zgjidhje të drejtë të çështjeve, si dhe mospajtimeve, për fat të keq këtë nuk munda t’a arrijë.
Prandaj, duke e parë se kontributi im edhe nuk po vlerësohet, kam vendosur që të marr një vendim jo të lehtë për mua, por u bë i pashmangshëm dhe, nga pamundësia që këtë vendimin ta paraqes para organeve të partisë – kryesisë degës, ndiej për obligim dhe përgjegjësi që përmes mjeteve të informimit të njoftoj gjithë opinionin se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në AAK, duke përfshirë edhe anëtarsinë në te.

Për shkak të:

– Mosfunksionimit të degës, mos konstituimi i organeve të partisë, devalvimi total i demokracisë së brendshme partiake;

– Koncentrimit të gjithë vendimarrjes te një person ose grup joformal, faktikisht privatizimi i partisë;

-Shfrytëzimit të pozitave dhe privilegjeve nga dy-tre persona dhe të afërmit e tyre, e injorimi i skajshëm i të tjerëve. Trajtimi i tyre si “argat të lloqit”;

-Mungesa e plotë e transparencës dhe shkëputja me bazën e partisë;

-Injorimi dhe përbuzja e kërkesave eventuale të anëtarëve të partisë dhe instalimi i një praktike arrogante mashtruese dhe të papërgjegjëshme.

– Dhe shumë antivlera tjera të instaluara në degë;

Më detyruan që të marr këtë vendim të vështirë për mua, sepse dhash shumë punë e angazhim të sinqertë, së bashku me shumë të tjerë në këtë subjekt, e në kthim nuk munda t’u ofrojë votuesve të mi atë që në emër të besimit u kisha premtuar.

E, për mos me qenë edhe më tutje pjesë e dështimeve, e në respekt të plotë të  votuesve të mi dhe, gjithsesi, me premtim absolut se pa u ndalur do të synojë objektivat që kam parashtruar bashkërisht me ta, kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin Komunal të veproj si kandidat i pavarur dhe zë qytetar, në respekt dhe zbatim të plotë të vlerave të mirëfillta demokratike.

Me respekt,

Ibish Ibishi

Deri më tash:

Kryetar i nëndegës në Dobërçan;
këshilltar i Kuvendit Komunal tre mandate rresht;
Nënkryetar i parë i AAK-së, dega në Gjilan;
Shef i grupit të këshilltarve të këtij subjekti në Kuvendin Komunal në Gjilan;
Anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here