Home Rajonale Kastrati: Të vendosur t’ia rikthejmë Kamenicës dinjitetin

Kastrati: Të vendosur t’ia rikthejmë Kamenicës dinjitetin

125
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka shkruar sot se është i vendosur dhe shumë i përkushtuar që t’ia rikthejë Kamenicës dinjitetin, ndërsa ka postuar edhe një foto ilustruese për bukurinë e këtij qyteti.

Kastrati ka shkruar: Ja një foto e mrekullueshme e rrugës kryesore të këtij qyteti të vogël e me zemër shumë të madhe.

“Ne që e shohim Kamenicën në përditshmëri, shpesh harrojmë se sa e bukur është. Ky qytet meriton shumë dhe jam i vendosur të punoj sa të kem fuqi që t’ia rikthejmë dinjitetin. Ja një foto e mrekullueshme e rrugës kryesore të këtij qyteti të vogël e me zemër shumë të madhe”, ka shkruar Kastrati.

Foto: Pamje vjeshte e qendrës së qytetit të Kamenicës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here