Home Rajonale Kërkojnë trajtim të dinjitetshëm në kompensimin e tokave të autostradës!

Kërkojnë trajtim të dinjitetshëm në kompensimin e tokave të autostradës!

147
0
SHARE

Banorët e Malësisë së Zhegocit kërkojnë që pronat e tyre nëpër të cilat kalon autostrada të trajtohen me korrektësi…
 

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli: “Kërkoj bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj që të lejoni të fillojnë punimet. Ju sigurojmë se prona është e shenjtë dhe të gjithë do të jeni të kënaqur me formën e kompensimit”, ka porositur banorët e Zhegocit, pronarë tokash ku do të kalojë autostrada.

Përkitazi me çështjen e kompenzimit…,nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit, sot, është mbajtur dëgjim publik me banorët e Malësisë së Zhegocit sa i përket procedurave për shpronësim të tokave në pjesën ku do të ndërtohet autostrada Gjilan-Prishtinë.
Sami Ahmeti, i cili ka folur në emër të kësaj pjese, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucionet tjera që të trajtohen me dinjitet sa i përker kompensimit të pronave.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka siguruar banorët e Malësisë së Zhegocit se shpronësimi do të bëhet në formën që ata të jetë të kënaqur.
Qemajl Jonuzi, menaxher i Njësisë për Implementimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ka njoftuar banorët që punimet do të fillojnë më 21 maj, duke kërkuar nga ata që të interesohen nëse pronat nuk i kanë në emër të tyre dhe për këtë ta njoftojnë Ministrinë e Infrastrukrurës sa më parë.
“Duhet ta keni të qartë se nuk duhet të ketë probleme pronësore, sepse mjetet shkojnë për pronarët që janë me dokumentacion. Prandaj, është e natyrës urgjente që të siguroheni në mënyrë që të mos ketë probleme të kësaj natyre”, ka theksuar Jonuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here