Home Rajonale Mos ndiz zjarr në ambiente publike (natyrë) – dënimet 6 muaj –...

Mos ndiz zjarr në ambiente publike (natyrë) – dënimet 6 muaj – 5 vjet!

135
0
SHARE

Komuna e Gjilanit nis fushatën: “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”!

Inspektorët komunal dhe Policia e Koosvës do të jenë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.

Komuna u bënë me dije qytetarëve se Kodi Penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.

Zjarret në zonat fushore kanë shkaktuar jo pak zjarre vitet e fundit. Kjo dukuri nuk guxon të bëhet praktikë e çdovitshme, sepse krahas ndotjes së mjedisit po shkaktohen edh edëme materiale dhe rrezikohet jeta.
Prandaj, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, ka nisur fushatën kundër ndezjes së zjarreve fushore dhe zjarreve të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare me moton: “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka informuar se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës do të jenë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.
Drejtoria për Emergjenca kërkon nga qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe pasurinë e Kosovës, duke mos ndezur zjarr dhe duke denoncuar ata që ndezin.
Për çdo eventualitet, qytetarët mund të telefonojnë në numrat pa pagesë, 193 dhe 112. /Kohapressnews.org/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here