Home Rajonale Në Gjilan: Komuna do të rinovojë hapësirat e punës për Stacionin Policor  

Në Gjilan: Komuna do të rinovojë hapësirat e punës për Stacionin Policor  

158
0
SHARE

Gjilan, 2 tetor 2018 – Sot, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Elmina Mahmutin, drejtoreshë e Policisë Rajonale, për mbështetje në ofrimin e sigurisë publike.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjilanit do të ofrojë donacion në vetura dhe pajisje të teknologjisë informative, financimin e rinovimit të hapësirave të punës në objektin e Stacionit Policor, mobilimin e zyrave dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

Nënkryetari Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e Policisë në Gjilan për punën e madhe që po e bëjnë, në të mirë të sigurisë publike.

Ndërkaq, drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës, kolonele Elmina Mahmuti, e cila shoqërohej nga zëvendësdrejtori, Shaban Azizi, dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, ka falënderuar Komunën për këtë mbështetje, duke thënë se do të ndikojë direkt në efikasitetin edhe më të madh të tyre, në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here