Home Rajonale Në Gjilan, nisi aksioni për largimin e deponive ilegale

Në Gjilan, nisi aksioni për largimin e deponive ilegale

12
0
SHARE

Gjilan, 5 nëntor 2018 – Komuna e Gjilanit ka marrë konfirmimin që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka aprovuar kërkesën për angazhimin vullnetar dhe, sot, ka filluar aksionin për largimin e deponive ilegale me mbeturina inerte, të cilat janë duke u dërguar në deponinë e mbeturinave në fshatin Kmetoc, të caktuar para disa ditësh nga Kuvendi i Komunës.

Në këtë aksion FSK dhe Komuna e Gjilanit do të vazhdojnë aksionin deri më datën 22 nëntor, për të larguar sa më shumë sasi të mbeturinave, të cilat janë grumbulluar nëpër vite në lokacione të ndryshme të Gjilanit.

Aksioni i sotëm ka nisur në lagjen “Zabeli” për ta kthyer atë zonë në një ambient të pastër për qytetarët dhe, njëkohësisht, për t’i hapur rrugë ndërtimit të Parkut të Paqes, në atë pjesë të qytetit.

Ky aksion do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të qytetit nga mbeturinat dhe, për këtë, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar edhe angazhimin vullnetar të kompanive gjilanase me makineri të rëndë, që aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin” të jetë i suksesshëm.

Komuna e Gjilanit apelon te të gjithë qytetarët dhe te kompanitë e ndryshme se tashmë ekziston deponia për mbeturinat inerte dhe, të njëjtën, mund ta shfrytëzojnë të gjithë, pa dallim, në mënyrë që bashkërisht ta ruajmë ambientin dhe të kujdesemi për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit, në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here