Home Rajonale Në Gjilan – prezantohet projekti për të rinjtë në agrobiznes

Në Gjilan – prezantohet projekti për të rinjtë në agrobiznes

78
0
SHARE

Aktivizimi i rinisë në agrobiznes

Gjilan, 13 nëntor 2018 – Komuna e Gjilanit, e cila është përfituese e fondeve të Bashkimit Evropian për projektin që ka të bëjë me mbështetjen financiare dhe profesionale për të rinjtë në agrobiznes, ka paraqitur sot detajet dhe mundësitë që jep ky projekt për zhvillimin e sektorit privat të bujqësisë.

Në këtë prezantim para të rinjëve të shumtë është paraqitur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka potencuar se Gjilani të ardhmen e vet, në aspektin e zhvillimit ekonomik, duhet ta projektojë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit me fokus të veçantë në eksportim të produkteve, duke garantuar edhe mbështetjen politike në nivelin lokal.
Haziri ka thënë se Kosova është vend tipik agro industrial dhe Komuna e Gjilanit është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia të jetë aktive në të bërit biznes. Me kapacitetet që ka Gjilani, kjo veprimtari është e mundur të bëhët. Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurtë, sepse përpos tregut vendor ka kërkesa edhe në tregun e jashtëm, përmes eksportit, ka theksuar Haziri.
Ky projekt është i paraparë të zgjasë 22 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here