Home Rajonale Në Kmetovc (Gjilan) – Hapen tregu dhe kooperativa bujqësore

Në Kmetovc (Gjilan) – Hapen tregu dhe kooperativa bujqësore

164
0
SHARE

Kooperativa – institucioni që u shërben të gjithëve dhe i bashkon në punë…

Gjilan, 27 shtator 2018 – Sot, në Kmetovc të Gjilanit janë hapur tregu mobil dhe Kooperativa bujqësore, ku qytetarët serbë dhe shqiptarë do të mund t’i shesin prodhimet e tyre bujqësore.

Ndërkaq, në Kooperativën bujqësore do t’i përdorin pajisjet moderne bujqësore për punimin e tokës.
Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtic.

“Sot, Kmetovci e ka përfituar tregun mobil dhe Shoqatën Kooperativa falë mbështetjes së IOM, Komisioni Europian, ministrit Jevtic dhe Komunës së Gjilanit. Realizimi i këtij projekti është i vonshëm, por i domosdoshëm për Kmetocin, sepse këta njerëz kanë kontribuar në multietnicitet, duke e ruajtur fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin dhe duke përballuar vështirësitë e jetës bashkë”, është shprehur Haziri. Ndërsa ka shtuar se “ne do të vazhdojmë që ta funksionalizojmë tregun mobil te Kisha e Shën Nikollës dhe do ta ndërtojmë tregun e ri të gjelbërt, ku do të integrohen të gjithë bujqit në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha hapësirat bashkërisht”.

Amabasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell, ka thënë se pjesëmarrja e shqiptarëve dhe serbëve në këtë ngjarje është mesazh i mirë për të huajt.
“Më vjen mire nëse mundemi ne si britanikë në Kosovë që t’ju ndihmojmë që të punoni diçka realisht dhe me të vërtetë. Më vjen mirë që sot keni dalë të gjithë dhe ky është mesazh i mirë për neve të huajt të shohim çka është jeta normale, çka është jeta në Kosovë. Ju uroj suksese!”, ka deklaruar O’Connell.

Ndërkaq, zëvendëkryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtic, është shprehur të jetë i lumtur që është realizuar ky projekt i rëndësishëm.
“Jam i lumtur që sot jemi në hapjen e tregut. Falënderoj Ambasadën Britanike, KE, UN dhe kryetarin Haziri për këtë bashkëpunim. Duhet të shikojmë se çka është prioritet i punës sonë, e kjo është që të punojmë së bashku. Dhe, me forca të përbashkëta të krijojmë kushte që qytetarët tanë të mund të jetojnë dhe ky treg këtu u mundëson qytetarëve të Kmetovcit që prodhimet e veta t’i plasojnë dhe shesin, ngase kemi edhe shumë punë dhe proleme që duhet t’i zgjidhim”, ka theksuar Jevtic në fjalën e tij para banorëve.
Këto dy projekte – Tregu dhe Koopertiva Bujqësore – kapin shumën rreth 60 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here