Home Rajonale Nevzad Isufi – ftesë anëtarëve dhe aktivistëve – me 14 korrik të...

Nevzad Isufi – ftesë anëtarëve dhe aktivistëve – me 14 korrik të votojmë fuqizimin e LVV-së dhe ta bëjmë subjektin numër 1!

251
0
SHARE

Nevzad Isufi, kandidat për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilan, përmes adresimit publik ka konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin e tij për ta drejtuar Qendrën e LVV-së në Gjilan.

Ai në letrën e tij publike drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë – qytetarëve të Gjilanit me rrethinë, ka shkruar:

Tashmë e keni të njohur që unë, Nevzad Isufi, kam shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për ta kryesuar Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, dhe këtë e keni mundësuar edhe Ju delegatë të nderuar me nënshkrimet tuaja.

Ai i ka falënderuar ata, duke theksuar: “Në pamundësi që t’u takoj të gjithëve, unë u jam mirënjohës dhe falënderues të gjithëve atyre që nënshkruat, për të më mundësuar mua përmbushjen e kushteve për kandidaturë, ashtu edhe për kolegun, sepse këto janë rregulla të demokracisë. Ju kërkoj falje atyre që për shkaqe objektive nuk ua kam kërkuar nënshkrimin, duke besuar se të gjithë kanë qenë të gatshëm të na mundësojnë kandidimin si një proces normal, statutar dhe demokratik, por numri i nevojshëm i nënshkrimeve ka qenë i caktuar, kështu që nuk ka pasur nevojë për të gjitha nënshkrimet”.

Ndërsa ka shtuar: “Unë jam i vetëdijshëm dhe i sigurt për shkallën e përgjegjësisë që dua të marrë, por duke qenë së bashku me Ju për një periudhë të gjatë, të familjarizuar më gjithë Ju në Lëvizje, besoj se Lëvizjen do ta bëjmë të lëvizë drejtë edhe më përpara, për të realizuar objektivat e saj programore shtetndërtuese e kombëtare”.

Isufi ka theksuar se “fuqia e individit brenda një fuqie tjetër kolektive nuk zvogëlohet, por rritet. Duke pasur një besim të ndërsjellë, rritjen dhe fuqizimin duhet marrë si krejt të natyrshme. Prandaj, të befasuar mund të mbeten vetëm ata që nuk na njohin mirë, ose për shkak të smirës nuk duan ta pranojnë”!

Isufi ka paralajmëruar se nën drejtimin e tij “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, bashkë me anëtarësinë e gjerë, aktivistët e shumtë e të palodhshëm e të gjitha strukturat e qendrës sonë, nga një subjekt me nr. 2 do të bëhemi subjekti numër 1, duke hequr O-në nga emri Opozitë e fuqishme për t’u bërë Pozitë e fuqishme”.

Prandaj, ka përvijuar se “vetëm ne, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, mund ta nxjerrim Gjilanin nga një qeverisje dhjetëra vjeçare kaotike, e cila e ka molisur një kohë shumë të gjatë qytetarin tonë”.

Duke e përmbyllur adresimin për publikun: “Unë jam i gatshëm të marr këtë përgjegjësi, ndërsa është në dorën, dëshirën dhe vullnetin tuaj të (vet)vendosni”.

Prandaj, u bëjë thirrje, aktivistëve, anëtarësisë, që me 14 korrik, të dilni të votoni, për Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Me respekt, Nevzad ISUFI, kandidat për kryetar i Qendrës së Lëvizjes së Vetëvendosjes në Gjilan!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here