Home Rajonale Nevzad Isufi – kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan

Nevzad Isufi – kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan

246
0
SHARE

Qendra e LVV-së në Gjilan me kryetar të ri

Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës.

Në një proces zgjedhor gjithpërfshirës demokratik, ku të gjithë anëtarët e LVV-së nga komuna e Gjilanit kanë pasur të drejtën dhe mundësinë, që përmes parimit “Një anëtarë një votë” të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan.

Në shtatë vendvotime të hapura, gjithandej komunës së Gjilanit, me një pjesëmarrje të madhe dhe në garë pozitive e bashkëpunimi, anëtarët e Lëvizjes kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të dy kandidatëve: Ali Xhelilit dhe Nevzad Isufit.
Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Gjilan njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, me shumicë votash u zgjodh Nevzad Isufi.

Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE edhe në Gjilan si kudo në Kosovë.

KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falenderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre, por edhe kandidatët që me angazhimin e tyre dëshmuan përkushtim të madh prej aktivistësh që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan të jetë edhe më e fuqishme në të ardhmen, thuhet në komunikatën për shtyp të LVV-së.

/Kryetari i Qendrës së LVV-së, Nevzad Isufi, i cili u zgjodh sot, është profesor i letërsisë shqipe. Veprimtar i hershëm së bashku me të vëllanë, Bejtush Isufin, në organizime dhe lëvizje për lirinë e Kosovës. Aktivist i LVV-së prej fillimit të veprimit të saj. Në dy mandate këshilltar komunal nga LVV – shef i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin Komunal./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here