Home Rajonale Opozita në aksion: Kërkon zgjidhjen e menjëhershme të problemit të rrugës në...

Opozita në aksion: Kërkon zgjidhjen e menjëhershme të problemit të rrugës në lagjën “Dheu i Bardhë”

2203
0
SHARE

Këshilltarët e opozitës në Kuvendin Komunal të Gjilanit kërkojnë zgjidhjen e problemit në lagjen “Dheu i Bardhë”

Tre muaj banorët e kësaj lagjeje dhe të tjerët që lëvizin nëpër këtë rrugë kanë telashe, pasi mund të kalojë vetëm një automjet, meqë rruga është shembur – gërryer në pjesën e poshtme! Për këmbësorët edhe më vështirë…

Anëtarët (këshilltarët) e Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, në bashkëpunim edhe me ata te PDK-së dhe NISMA, mbajtën një aksion të përbashkët për shkak të prerjen së asfaltit, ngushtimin e rrugës dhe devijimit të tubit-gypit kryesor të ujit në lagjen “Dheu i Bardhë”.

Anëtarë të Kuvendit Komunal nga LVV, PDK dhe NISMA përmes një aksioni simbolik u kërkuan palëve të involvuara në rastin në fjalë ta tejkalojnë atë dhe të heqet rrethoja që ka ngushtuar rrugën publike për qarkullim që prej 3 muajsh dhje ka krijuar telashe…

Gjithashtu , u kërkua që krahas kthimit të rrugës dhe asfaltit në gjendjen normale, në gjendjen e mëparshme të mos bëhët devijimi i tubit (gypit) të ujësjellësit.

Nevzad Isufi, kryetar i Qendrës së LVV-së në Gjilan dhe shef i grupit në Kuvendin Komunal, tha se kanë vërejtje në institucionet përkatëse komunale lidhur me këtë gjendje këtu, dhe u kërkoi atyre që të mos vazhdohet tutje me rrezikimin e banorëve përreth, si dhe lëvizja e këmbësorëve dhe atyre me vetura. Ky problem të zgjidhet sa më parë, u shpreh Isufi, i cili kundërshtoi devijimin e tubit të ujësjellësit. Tre muaj po zgjat kjo odisejadë…, jo me leje, jo pa leje…

Ndërkaq, Shefik Surdulli, këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal, akuzoi institucionet përgjegjëse komunale për këtë bllokadë të rrugës dhe rrezikimit të banorëve aty.

Ndërsa, Mimoza Kadriu, shefe e këshilltarëve të NISMA-s, theksoi se është për të ardhur keq se si është krijuar kjo gjendje, ku banorëve u është cenuar lëvizja në këtë rrugë, jo 3 ditë por tre muaj.

Derisa në këtë tubim të opozitarëve u kërkua që në afatin sa më të shkurtër t’i jepet fund kësaj odiseje dhe të mos torturohen banorët që jetojnë e lëvizin në këtë rrugë, dhe të mos devijohet tubi i ujit, pasi pala që po synon ndërtim të objektit banesor nuk ka leje për këtë, në anën tjetër pala tjetër paska thënë se ai ka leje për devijimin e tubit (gypit) të ujit.

Meqë u apostrofuan Drejtoria e Shërbimeve Publike, Urbanizmi, Inspeksioni komunal dhe kompania e ujërave dhe kanalizimit “Hidromorava”, atëherë u mbetet atyre që të informojnë opinionin për rastin në lagjen “Dheu i Bardhë”, dhe pse po stërzgjatet hqja e rrethojës nga rruga, e pse po vonohet rregullimi dhe rikthimi i saj në gjendjen e mëhershme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here