Home Rajonale Për mbjelljet vjeshtore, 847 fermerë ndihmohen me farë gruri

Për mbjelljet vjeshtore, 847 fermerë ndihmohen me farë gruri

16
0
SHARE

Gjilan, 5 tetor 2018 – Sot në Gjilan, Drejtoria Komunale e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e 140 mijë kikogram farë gruri për 847 fermerë. Kjo është një ndihmesë e drejtpërdrejtë dhe stimulim për punimit e tokës bujqësore.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me drejtorin e Drejtorisë ss Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ky është viti i pestë që me përkushtimin e kryetarit të Komunës po vazhdohet mbështetja e fermerëve në fusha dhe forma të ndryshme, sikur sot me farë të grurit.

Ismajli i ka inkurajuar fermerët që të vazhdojnë me punë dhe me përkushtim në sektorin e bujqësisë, dhe për çdo hall që kanë të drejtohen te drejtori i bujqësisë, i cili i din më së miri nevojat dhe prioritetet që ata kanë.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se në harmoni me planin e punës, sot u realizua projekti për furnizim me farë gruri, ku përfitues janë një numër i konsiderueshëm i fermerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here