Home Rajonale Qemajl Mustafa lirohet nga aktakuza – i pafajshëm – Ja çfarë shkruan...

Qemajl Mustafa lirohet nga aktakuza – i pafajshëm – Ja çfarë shkruan ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa…

188
0
SHARE

Ish-kryetari i Gjilanit në dy mandate, Qemajl Mustafa, është liruar nga akuzat, të premten, me 20.07.2018, pasiqë prokurori i rastit, Shaban Spahiu, ka hequr dorë nga ndjekja penale. Prokurori Spahiu në mungesë të provave hoqi dorë nga ndjekja penale që lidhet me rastin e “Eco – Higjienës”.
Kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, e ka hedhur poshtë aktakuzën, pasi prokurori Shaban Spahiu hoqi dorë nga ndjekja penale.

Për ndjekjet që janë ngritur ndaj Qemajl Mustafës që pas përfundimit të mandatit të tij në cilësinë e kryetarit të Gjilanit, që, sipas tij, janë me qëllime politike dhe me prapaskenë, ai ka reaguar edhe këtë herë.

Ja çfarë shkruan ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa:

Mjerimi i organit të akuzës në Gjilan (e Kosovë)

Pushtetet dhunuese të tilla janë. Ato hetojnë, akuzojnë, përdhosin njerëz punëtorë e të ndershëm. Ato persekutojnë e diskreditojnë njerëz të pafajshëm me një të vetmin qëllim – per t’i eliminuar nga skena politike, shoqërore, nga ajo biznesore e kulturore. Thjeshtë, pushtetet e tilla janë autoritare (me elemente të dukshme diktature), të cilat nuk e durojnë dhe nuk e përballojnë konkurrencën lojale dhe frymën e garës së hapur.

Sezona e “ndjekjes së shtrigave” pat filluar qëmoti në hapësirën e krijesës së re – të quajtur shtet i Kosovës. Me shpresën që po përfundon, ajo po vazhdon dhe prore po e bën lëndueshëm rrugën e vet. Pasojat do të jenë të pamatshme e të pariparueshme në secilën fushë të jetës. Aq të pamatshme, sikur edhe vrasjet, lëndimet, traumat e rrënojat që i len pas një duel i rëndë i dy ushtrive në fushëbetejë. I njërës, që e bartë të drejtën e patjetërsueshme të mbrojtjes së tokës së saj dhe i tjetrës, që padrejtësisht don me e okupue atë tokë.

Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të komunës sime,

Unë, si çdo njeri tjetër i vdekshëm, le që nuk jam i përkryer por, patjetër, që kam plotë mangësi e të meta.
Unë, sigurisht që mund te mos jem ndonjehere korrekt dhe i sakte në ndonjë punë a veprim, mund të mos jem korrekt e i saktë, poashtu, me ndonje mik, kolegë apo me ndonje familjar timin. Me vehten time, poashtu. Por, asnjëherë dhe kurrë, me dashjen time, nuk isha dhe nuk mund të jem jo korrekt me publikun, me fjalën e premtimin e dhënë publikisht, me votën e qytetarëve të mi, që për mua është shenjtë. Është besim, mbi të gjitha besimet në tokë.

Jam habitur dhe mbetur i befasuar shumë kur prokuroria e shtetit tim me ka akuzue për herën e parë me 38 zyrtarë e afaristë të komunës sime për “tejkalim të detyrës zyrtare e për krim të organizuar”. Ishte shtatori i vitit 2016.

Jam befasue, sepse pas gjithe atyre 6 viteve të gjata, të investuara në pune të përkushtuar, të pastër e pa hile, për ta ngritur komunën tonë, nuk e gjeja dot minimumin e arsyes se si është e mundur me ndodhë kjo?!

Kur kjo ndodhi edhe për herën e dytë për rastin “Ecohigjiena” disa muaj më vonë, tashmë fillova të besoj se fjala ishte për fushatë të koordinuar ndaj meje dhe ndaj rrethinës sime. Fillova me besue se duhet të përballem me kreaturat bastarde të një konjukture shtetërore që ishte në shërbim të dreqit e të birit, por assesi në shërbim të shtetit e të shtetësisë. Ishte kjo prokuroria e shtetit bashkë me hetuesinë policore. E mora vesh se (me ndonjë përjashtim ekzotik), njerëzit në këto dy hallka te hetimit e të akuzës, ishin instrument i politikave ditore. Ishin strukturë që ishte krijue me lidhje e me dollovere, e cila “ndërsehet” sipas shijes dhe urdhërit të “punëdhënësit”.

Tani e tutje nuk befasohem me çfarëdo “risie” që vjen nga kjo strukturë, sepse, jam koshient që pushtetet dhunuese të tilla janë. Ato hetojnë, akuzojnë, përdhosin njerëz punëtorë e të ndershëm. Ato persekutojnë e diskreditojnë njerëz të pafajshëm me një të vetmin qëllim – per t’i eliminuar nga skena politike, shoqërore, nga ajo biznesore e kulturore. Thjeshtë, pushtetet e tilla janë autoritare (me elemente të dukshme diktature), të cilat nuk e durojnë dhe nuk e përballojnë konkurrencën lojale dhe frymën e garës së hapur.

Këto pushtete rrëzohen keq në fund, por, për fat të keq, dijnë edhe të qëndrojnë gjatë e të nëpërkëmbin fatet e njerëzve.
I vetmi mjet për me i dalë karshi kësaj të keqe të madhe është mos me u frikësue prej saj dhe mos me u dorëzue para saj.
E vetmja formë për ta hequr qafe një të keqe si kjo është me folë ditë e natë me popullin. Me ia bë të qartë qē vetëm dhe vetëm ai është fuqia që i bën ndryshimet e mëdha. Është vetëm ai që fatin e vet e ka 100% në duart e veta.

Sa më parë që të ndodhë kjo kthesë (edhepse shumë e vonuar), aq më me fat jemi. Aq më me dinjitet e me ardhmëri më të mirë jemi. Aq më të respektuar, më të liberalizuar e më të integruar do të jemi.

Mbetet të zgjedhim se nëpër cilën rrugë duam me i ra. Mund të zgjedhim që ta bëjmë me votën, me besimin e me punën tonë shtetin e së drejtës, ose, ndoshta, duam te mbetemi përjetësisht xhuxhë të vonuar e të “kënaqur”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here