Home Rajonale “Ta pastrojmë Gjilanin”, aksioni më i madh që nga paslufta, nis me...

“Ta pastrojmë Gjilanin”, aksioni më i madh që nga paslufta, nis me 15 shtator…

216
0
SHARE

Aksioni mjedisor: “Ta pastrojmë Gjilanin” pritet të jetë masovik dhe më i konsoliduari në Kosovë…

Ky aksion masovik është duke mobilizuar si kurrë më parë rininë shkollore në pastrimin e mjedisit jetësor, gjithandej Gjilanit.

Lidhur me këtë aksion, i cili do të fillojë me 15 shtator, dhe pritet të jetë gjithëpërfshirës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës me grupin punues për përgatitjen e planit operativ në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, ku përveç pjesëmarrjes ndërinstitucionale e fetare, kanë marrë pjesë edhe ministri në detyrë, Fatmir Matoshi, e zëvendësministri Rexhep Kadriu.

Haziri në fjalën e tij, në këtë takim, ka thënë se po punohet për planin operativ të aksionit, i cili përfshinë gjithë territorin e Komunës së Gjilanit dhe të gjithë qytetarët, pa dallime etnike e fetare, por edhe të gjitha institucionet dhe operatorët ekonomik.
Ai ka potencuar se pastërtia mund t’i kthehet Gjilanit dhe për këtë ka gatishmëri të plotë në nivelin lokal në Gjilan, në koordinim edhe me nivelin qeveritar të Republikës së Kosovës.

“Pastërtia mund të bëhet dhe për këtë jemi të vendosur. Kemi mobilizim maksimal dhe mbështetje nga të gjitha institucionet që veprojnë në Komunën e Gjilanit. Besojmë shumë që do të kemi sukses dhe, njëkohësisht, duke njohur kulturën e lartë qytetare dhe gatishmërinë e të gjithëve për pjesëmarrje në këtë aktivitet, shembull i qytetit të pastërt, sigurisht që në nivel të Republikës do të jetë komuna jonë. Ky është aksioni më i madh që nga paslufta në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Ai ka paralajmëruar edhe takime të tjera mobilizuese me përfaqësues të ndryshëm, që nga fshatrat e deri të komuniteti i biznesit, shoqërisë civile, shkollave, etj, duke informuar që është aksion gjithqytetarë.

Ndërkaq, Fatmir Matoshi, koordinator nacional i aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, nga Qeveria e Kosovës dhe Rexhep Kadriu, koordinator nga Ministria e Infrastrukturës, kanë thënë se mobilizimi i Gjilanit është shembull edhe për Qeverinë e Kosovës dhe për të gjitha Komunat.

Matoshi e Kadriu kanë potencuar grantin prej 1.2 milionë euro, që do të ndahet nga Qeveria për pesë komunat, të cilat do të jenë model në nivel vendi.

Në këtë takim të koordinuar nga kryetari Lutfi Haziri, kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Drejtorive Komunale, të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve publike, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e rinisë, të grave, etj.
Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin” fillon më 15 shtator dhe do të zgjasë intenzivisht në gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit, për tre muaj rresht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here