Home Rajonale U shpërndanë 200 serra për bujqit e Gjilanit!

U shpërndanë 200 serra për bujqit e Gjilanit!

360
0
SHARE

Sot janë shpërndarë 20 serra me 200 metra katrorë, për bujqit, në fshatra të ndryshme të Gjilanit. Inaugurimin e projektit e kanë bërë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Në vizitën që e bënë në fshatin Lladovë, kryetari Haziri, ka garantuar që lëmia e bujqësisë nga mjetet vetanake të Komunës, do të ketë gjithmonë rritje të mbështetjes, në funksion të zhvillimit të kulturës bujqësore dhe rritjen e punësimit të pavarur e të qëndrueshëm të familjeve gjilanase.

“Uroj të gjitha familjet përfituese të këtij granti në serra familjare dhe komerciale. Bujqësia mbetet baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik në Komunën tonë. Deri tani kemi arritur që 1200 familje t’i mbështesim dhe trajtojmë me projektet aktuale, duke përfshirë Komunën, Ministrinë e Bujqësisë, Komisionin Evropian, USAID-in dhe shumë donatorë të tjerë, të cilët janë partnerë të realizimit të programeve në fushën e bujqësisë”, është shprehur Haziri.
Ai ka thënë se do të angazhohen që asnjë pëllëmbë tokë të mos mbetet pa punuar. Ndërsa, ka shtuar se do të arrijnë planifikimin e zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik, njëkohësisht.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, në këtë promovim të projektit, ka falënderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen e fuqishme në sektorin e bujqësisë…, ndërsa ka shtuar se “me 20 serra që sot janë lëshuar në funksion, në të gjithë territorin e Gjilanit, llogariten 20 vende të reja të qëndrueshme të punës dhe garantohen të hyra të mjaftueshme nga varietetet që kultivohen në to”.
Ai ka thënë se gjatë gjithë vitit në tregun gjilanas do të ketë kultura bujqësore të freskëta dhe me kualitet të lartë.
Komuna e Gjilanit sivjet ka subvencionuar bujqit me mekanizim bujqësor, farë misri dhe plehu artificial për mbjelljeve pranverore. Është premtuar se të vazhdohet edhe me subvencione të tjera.

Top of Form

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here