Home Rajonale Vandalizmi në parkun e Kamenicës!

Vandalizmi në parkun e Kamenicës!

364
0
SHARE

Përmbysja dhe demolimi i ulëseve në parkun e Kamenicës!

Parku është në qendër të Kamenicës, aty frekuentojnë fëmijë, nëna, të moshuar; aty edhe lozin fëmijët, pasi ka disa lodra…
Por, pamjet me ulëse të përmbysura e të demoluara janë pasqyrë e vandalizmit, sjelljeve të skajshme destruktive dhe përtej çoroditjes e marrëzisë!
Mungesë kulture mjedisore, mungesë edukate dhe arsimimi të mirëfilltë…Karaktere që çdo gjë jashtë oborrit e shtëpive të tyre e shohin të huaj!
Po çfaj kanë këto ulëse që janë vendosur aty për pushim, për çlodhje…?!
Ndoshta, siç shkruan Daut Maliqi, i cili i ka bërë këto foto dhe i ka postuar, organet e rendit dhe institucionet komunale do ta kryejnë punën e tyre në raport me këto veprime vandale, pasi parku është përballë objektit të komunës së Kamenicës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here