Home Reportazhi Një fshat që ju mahnitë me pastërtinë!

Një fshat që ju mahnitë me pastërtinë!

6370
0
SHARE

Mjedisi i pastër ekologjik – një shembull se si mirëmbahet e humanizohet natyra!
Secili që udhëton drejt Kamenicës ose Bujanocit duhet të kalojë nëpër Dobërçan, meqë rruga përshkon mes për mes këtij lokaliteti.
Mirëpo, ajo që e bën të veçantë prej vendbanimeve të tjera është pastëria, rregulli, disiplina, kultura urbane – tipike për mjediset e qytetëruara! e
Ndalova në disa pjesë, pikasa disa kënde, në hyrje, në mes, në dalje – asnjë mbeturinë, asnjë qeskë, asnjë letër, asnjë mbetje…,  asgjë!
Pastaj, në hollësi vrojtova lumin në tërë gjatësinë që rrjedh përskaj rrugës, mes për mes vendbanimit – uji në lumë me ngjyrën e dheut, të gurëve, dhe të borës së shkrirë e shiut sërkalë, që sot binte pa ndërprerë.
Nuk pikasa asnjë hedhurinë, mbeturinë, qeskë, letër, qoftë vetëm një – hiç as një mbetje që shëmton e të vret syrin e trurin, të turbullon mendjen e të irriton!
Në foto – lumi kristal, me ujin që rrjedh lirshëm e që flet për këta njerëz të mrekullueshëm, që ambientit jetësor i kanë dhënë kulturën ekologjike, duke e humanizuar natyrën, ashtu siç e meriton me tërë bukurinë dhe madhështinë…/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here