Home Shëndetësi A pati sivjet dezinsektim në qytetin e Gjilanit…?

A pati sivjet dezinsektim në qytetin e Gjilanit…?

162
0
SHARE

Qyteti i mushkonjave…

Komuna, drejtoria përgjegjëse për këtë punë dhe inspektorët e mjedisit duhet ta analizojnë dështimin e dezinsektimit dhe mos ta paguajnë kompaninë që ka qenë e ngarkuar për kryerjen e dezinsektimit. Mos i shpenzoni kot taksat e qytetarëve për një punë që nuk ka dhënë asnjë rezultat në terren.

Qyteti i Gjilanit sikur këneta e Maliqit në Korçë, sepse kanë një të përbashkët – mushkonjat dhe plot insekte të tjera. Shkrimtari Fatmir Gjata kishte shkruar romanin “Këneta”, ndërsa qyteti i Gjilanit ende nuk është në ndonjë roman ku temë do të ishin mushkonjat dhe përroskat e fëlliqta këtu.

Qe thënë se po dezinsektohet qyteti, madje disa herë. Mirëpo, makina që shpërndante sprejin kundër mushkonjave nuk arrinte të bënte efekt, pasi ato asnjëherë nuk u larguan as nga oborret, as nga rrugët, lagjet e sheshet.
Njëri tha dola në “Shesh” me pi kafe, por nuk rrihej nga pickimi i mushkonjave!

Një tjetër tha mezi po pres me u ftoh moti, e ndoshta ikin edhe mushkonjat!

/Foto e këtyre ditëve/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here