Home Shëndetësi Shëndetësia ishte falas…

Shëndetësia ishte falas…

171
0
SHARE

Shëndetësia dikur dhe sot

Kishte dy barnatore, ku askush nuk paguante për ilaçe, sot, në Gjilan, janë mbi 50 barnatore.

1. Dikur i është kushtuar shumë rëndësi shëndetit të popullatës. Secili nga ne kemi marre shërbime mjekësore falas – kontrollim, analiza, trajtim spitalor, barna – të tëra pa pagesë nga xhepi.

2. Edhe mjekët dhe shërbimi i tyre, konsideroj, ishte më human, respektohej në plotëni etika mjekësore dhe betimi i Hipokratit, manteli i bardhë ishte 99% në njerëzit e duhur, ndërsa sot, mund të gabohem, kjo përqindje është ndryshe…

3. Gjeneratat e asaj kohe ende jetojnë më gjatë, ndërsa vitet e fundit kemi vdekje të shumta nga kanceri, vetëvrasjet nga depresioni (për shkak të gjendjes së rëndë materiale dhe çrregullimit të vlerave e normave morale e shoqërore), vdekjet e lëndimet në komunikacion, atake në zemër e në tru, po ashtu, si pasojë e pasigurisë socio-ekonomike.

4. Sot, njerëzit mezi mbijetojnë, me gjendje të vështirë materiale, përveç burokracisë së lartë shtetërore, klaneve mafioze dhe oligarkisë të lidhur me politikën.

Stacioni shëndetësor, në foto, ofronte shërbime për të gjithë, ndërsa një kohë ka qenë kryesisht për rininë, fëmijë, nxënës, studentë.

Foto e dr. Shevçetit: Stacioni shëndetësor përballë Atik Xhamisë, rrugës për te shkollat e mesme në Gjilan. /N.B./

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here