Home Shëndetësi Fëmijë, kujdes: Mos pini nargjilë – “shisha”! Ajo është më e dëmshme...

Fëmijë, kujdes: Mos pini nargjilë – “shisha”! Ajo është më e dëmshme se droga, ajo ju vret ngadal por sigurt!

331
0
SHARE

Një person me pneumoni (ndezje mushkërish) mund të infektojë të gjithë ata që zbrazin (thithin) të njëjtën nargjilë, dhe mund të jetë shkaku i përhapjes së viruseve dhe infeksioneve që transmetohen me inhalacion (thithje) të “shishës”, thonë mjekët.
Në kontrollimet mjekësore, fëmijët vazhdimisht mohojnë se konsumojnë cigare dhe drogë, mirëpo përgjigjen pozitivisht në pyetjen nëse ata përdorin duhan të aromatizuar, pra nargjilë.

Sipas mjekëve, konsumimi i nargilës është një tundim në rritje për fëmijët dhe të rinjtë. Specialistët, pulmonologët dhe alergjiologët paralajmërojnë se kufijtë e atyre që po konsumojnë “shisha-t’ ka prekur edhe në moshat e shkollave fillore. Shumica e tyre, e cila është shqetësuese, mendojnë se “Shisha” nuk është e dëmshme, sidomos jo si cigaret apo droga. Por?!

Duhan i aromatizuar…

“Rreziku më i madh është se nargjila nuk është marrë seriozisht si konsumi i duhanit, drogës apo cigares. Duhani i aromatizuar mund t’i takojë duhanit, cigarës ose drogës, veçanërisht në qoftë se ju nuk e dini se çfarë është në tubin që thithni, se çka ka aty, me këtë dua të them llojin e bimëve dhe si bëhet inhalimi apo thithja”, thotë hulumtuesja mjekësore.

Ajo ka deklaruar se “shisha” sikur duhani dhe drogat mund të ndikojë në të gjitha organet dhe sistemet e trupit, që më së shumti dëmton organet e frymëmarrjes dhe sistemin nervor qendror, dhe që mund të jetë shkaku i përhapjes së viruseve dhe infeksioneve që transmetohen nga inhalimi (thithja e “shishës”), të tilla si tuberkulozi dhe plagë nga inflamacioni i mushkërive.

“Një person me pneumoni (ndezje të mushkërive) mund të infektojnë të gjithë ata që thithin “shishë”, pra aqë thithin në të njëjtën nargjilë dhe mund të jetë shkaku i përhapjes së viruseve dhe infeksioneve që transmetohen përmes thithjes së “shishës”, thonë mjekët.
“Inhalimi (thithja) ndikon në fyt që të çon në inflamacion, pezmatim të fytit, pastaj ndikon negativisht në traktin e ulët respirator apo traket tjera, që, pas përdorimit të gjatë, shkakton jo vetëm dëmtimin, por edhe krijon dhe dhimbje. Gjëja më e keqe nuk është këtu, nuk ndalet vetëm në këto dëmtime, por zbret mbi bronke dhe bronchiole, dhe mund të formohet bronkit. Nëse inhalimi (thithja e “shishës” ende vazhdon, vjen deri te kollitja ngacmuese dhe irrituese, i cili kthehet në një kollë të tillë që vepron direkt në dhe në traktin e sipërm respirator, në hundë dhe sinuse, dhe në qoftë se kësaj i shtohen edhe përbërësit alergjikë, janë të mundshme edhe manifestime alergjike në traktin e sipërm dhe të poshtëm të frymëmarrjes “, shpjegon mjekja e Institutit londinez për mjekësi.

“Shisha” atakon edhe sistemin nervor qendror

“Ka të dhëna se nargjila shkakton mungesë (zvogëlim) të përqendrimit, dhimbje koke, marramendje dhe mpirje të duarve dhe këmbëve,” ka përfunduar mjekja.

Emri nargjilë, origjina dhe nga cila materje, supozohet, ishte bërë në fillim!

Nargile, i njohur edhe si Shisha, është një instrument që përdoret për të tymosur duhanin aromatik, ku tymi kalon përmes një baze të mbushur me ujë, që është më së shpeshti prej qelqi. Kur flasim për ndikimin e nargjilës mbi shëndetin, pirja e nargjilës (duhanit) është e ekspozuar ndaj kimikateve toksike që nuk janë filtruar nëpër ujë, dhe ekziston rreziku i sëmundjeve infektive për shkak të përdorimit të një nargjile me të tjerët. Tubi (llulla) e ujit është bërë nga Irfan Saiki nga mbretëria e Mughal nga koha e dinastisë Safavid të Persisë (Irani i sotëm), nga ku u përhap në lindje, në Indi. Nargjila erdhi shumë shpejt në Egjipt, ku shpejt u bë popullore, dhe më vonë në të njëjtin vend mekanizmi i nargjilës u përsos.

Fjala nargila (hookah) vjen nga fjala arabe “huqqa”. Përveç në rajonin e saj, nargjila është ende shumë popullore në Australi, Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Azia Juglindore, Tanzani dhe Afrikën e Jugut, për shkak të emigrantëve nga Levanti ku nargjila veçanërisht është shumë popullore, sidomos në mesin e të rinjve.

Argilah pse Argileh emër arab që përdoret zakonisht në Liban, Siri, Palestinë, Jordani, Izrael, Azerbajxhan, Uzbekistan, Irak.

Termi “nargjile” rrjedh nga fjala persiane narghile, që do të thotë kokos, dhe fjala vjen nga Sanskrita nārikela (नारिकेल), e cila na tregon se dikur herët nargjila është bërë nga kokosi.

/Përktheu dhe përshtati: N.Buzuku/

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here