Home Shëndetësi Gjilan – Ka filluar dezinfektimi i 58 shkollave fillore dhe të mesme

Gjilan – Ka filluar dezinfektimi i 58 shkollave fillore dhe të mesme

1569
0
SHARE

Sot, nisi dezinfektimi i hapësirave shkollore në Komunën e Gjilanit

Procesi i dezinfektimit në 58 shkolla fillore dhe të mesme do të zgjasë për tri ditë me radhë.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka njoftuar se sot do të dezinfektohen objektet shkollore në qytet, ndërsa gjatë dy ditëve në vazhdim pritet të bëhet dezinfektimi në objektet shkollore në fshatra.

“Qëllimi ynë është që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe personelit të shkollave. Sipas kërkesave të strukturave drejtuese të shkollave, do ta bëjmë edhe deratizimin”, ka deklaruar i pari i shëndetësisë në Gjilan.

Vlen të theksohet se Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan gjatë verës ka bërë dezinsektimin e ambientit me tre faza, për të eliminiuar mushkonjat dhe insektet tjera të bezdishme.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë kanë thënë se procesi i dezinsektimit e ka pasur të pamundur eliminimin e tërësishëm të mushkonjave dhe insekteve tjera, shkaku i shirave të shpeshta këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here