Home Shëndetësi Keni hundën e zënë dhe kolliteni? Ja çfarë duhet të bëni?!

Keni hundën e zënë dhe kolliteni? Ja çfarë duhet të bëni?!

69
0
SHARE

Nëse tashmë ju ka kapur ftohja ose dëshironi për të shmangur atë duke rritur imunitetin tuaj, ky “superushqim” do të jetë i mirëseardhur.

Peshku

Edhe pse e ndërlidhim si ushqim i stinës së verës, ta dini që është i mirë edhe në dimër. Llojet e ndryshme të peshkut përmbajnë acide yndyrore të ndryshme që forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër ftohjes dhe gripit.

Hudhra

Hudhra prodhon antioksidantë që luftojnë kundër ftohjes dhe veprojnë në imunitet si asnjë ushqim tjetër.

Çaji

Asgjë nuk funksionon aq mirë sa një gotë çaji të nxehtë në ditët e ftohta. Jo vetëm që do të lehtësojë dhimbjen e fytit, por gjithashtu përmban përbërës që luftojnë kundër gripit.

Kërpudha

Kërpudhat përmbajnë antioksidantë, kalium, vitamina dhe fibra që, gjithashtu, mund të përmirësojnë imunitetin dhe t’ju ndihmojnë të luftoni kundër të ftohtit.

Patate

Patate e ëmbël është një aleat shumë i mirë në ruajtjen e shëndetit në këto ditë të ftohta. Prodhon përbërës që konvertohen në vitaminë A, e cila është e nevojshme për të mbajtur imunitet të fortë. /Kuzhina e shtëpisë/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here