Home Shëndetësi Ushqimet vegjetariane e mbrojnë zemrën nga sëmundja!

Ushqimet vegjetariane e mbrojnë zemrën nga sëmundja!

185
0
SHARE

Shkencëtarët erdhën në një përgjigje: Konsumoni produkte bimore…

Proteinat me origjinë shtazore, sidomos mishi dhe produktet e tij, kontribuojnë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si dhe presionit të lartë të gjakut, obezitetit dhe rritje të nivelit të yndyrës në gjak.

Një studim i ri nga shkencëtarët amerikanë dhe francezë ka treguar se burimet e proteinave të bimëve janë shumë më të shëndetshme për zemrën sesa ato nga mishi, raporton “International Journal of Epidemiology” (“Gazeta Ndërkombëtare e Epidemiologjisë”).

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë në “Loma Linda” dhe Institutit shtetëror për hulumtime agronomike në Paris ka treguar se njerëzit të cilët kanë ngrënë një sasi më të madhe të mishit ishin më të prirur ndaj rrezikut për t’u sëmurë nga sëmundjet e zemrës, por rreziku i tillë ishte dukshëm më i ulët te ata të cilët morën  shumicën e proteinave nga burime bimore si, bishtajoret dhe fruta arrash.

Hulumtuesit kanë mbledhur të dhënat nga 81.000 të intervistuar dhe arritën në përfundimin se te njerëzit në ushqimin e të cilëve ka dominuar mish,  60 për qind e tyre i ishin ekspozuar  rrezikut nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës në krahasim me njerëzit ushqimet e të cilëve janë dominuar nga proteinat e bimëve vegjetariane. Ky rrezik ishte më i ulët për 40 për qind.

Autori kryesor i studimit, Gary Fraser, nga Universiteti i “Loma Linda” prej kohësh beson se arra dhe bishtajoret në dietë mbrojnë trupin kundër zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe ky studimi i tij konfirmoi hipotezën e ngritur më parë.

Ai kujtoi se ushqimet vegjetariane kryesisht i referohen mënyrës së ushqimit, ndërsa vegjetarizmi është një mënyrë (stil) jetese. As vegjetari dhe as vegjetarianët nuk e hanë mishin, por konsumojnë qumësht, vezë dhe mjaltë, ndërsa vegjetarianët i përjashtojnë nga ushqimet e tyre të gjitha produketet me prejardhje nga bota shtazore.

Fraser beson se rezultatet e para të këtij hulumtimi do të inkurajojë studimet e mëtejshme se si aminoacidet esenciale nga proteinat me origjinë shtazore kontribuojnë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si dhe presionit të lartë të gjakut, obezitetit dhe rritje të nivelit të yndyrës në gjak.

Për të marrë të gjitha aminoacidet esenciale, është e rëndësishme që të kombinohen kokrra arre dhe bishtajore, sepse vetëm së bashku sigurojë të gjitha aminoacidet e nevojshme, e shembull për këtë janë orizi dhe bizelja.

Edhe studimi i vitit të kaluar për dobitë e pesë llojeve të ndryshme të ushqimeve për  mirëqenien shëndetësore, ka treguar se vegjetarët në 42 për qind të rasteve kanë qenë më pak të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e zemrës se sa ata që konsumuar më pak fruta dhe perime.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here