Home Sport Adea e shkëlqyeshme… – shkëlqeu edhe në Ditën Olimpike!

Adea e shkëlqyeshme… – shkëlqeu edhe në Ditën Olimpike!

327
0
SHARE

Adea ‘pushton’ qytetin e Gjilanit…!

Adea Zymberi është nxënëse e klasës së tretë në arsimin fillor në Zhegër. Ajo ishte pjesë e garës atletike në vrapimin e pavarësisë (2008), e shënuar si Ditë Olimpike, ku morën pjesë mbi 700 nxënës, dhe zuri vendin e dytë.

Adea Zymberi, nxënëse e klasës së tretë, paralelja e parë /III-1/, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët /ShFMU/ “Agim Ramadani” në Zhegër, ishte sot fituese e vndit të dytë në vrapimin e pavarësisë (2008), e shënuar si Ditë Olimpike për fëmijët të lindur atë vit. Në vrapim morën pjesë mbi 700 fëmijë nga të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjilanit.
Fëmijëve, për vendin e parë, të dytë dhe të tretë iu dhanë medalje simbolike dhe diploma për pjesëmarrje.
Adea Zymberi është nxënëse shembullore për mësim dhe sjellje, ndërsa këtë herë tregoi edhe me këtë rezultat sportiv – se është edhe sportiste e shkëlqyer. Adea ka dëshirë të ushtrojë shumë në atletikë, në vrapim dhe në degë tjera, por luan edhe futboll, basket, hendboll, etj. Është edhe simpatizante e flaktë e klubit të futbollit Barcelona! E don veçanërisht Leon Messinë! I përcjell ngjarjet sportive rregullisht dhe ka një diapazon të gjërë të njohjes nga sporti, në përgjithësi! Më së shumti e adhuron Majlinda Kelmendin.
Adea është edhe vallëzuese e mirë dhe ushtron në valle, dëshiron të jetë në ndonjë grup vallëzimi edhe modern, porse ka dëshirë edhe për film, për ndonjë rol bashkëkohor, diçka!? Këndon shumë mirë në të gjitha gjinitë muzikore, njeh këngëtarët tanë dhe të huaj dhe, sidomos, është e gëzuar për këngëtaret tona me famë botërore – Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, etj.
Në vrapimin Olimpik Adea pati një çast paksa gazmor! Në vrapim e sipër, kur erdhi te rrethi, u ndal dhe shikonte anash një kohë; mandej sikur i ra në mend se ishte në garë, -dhe u nis sërish me vrull drejt fundit, – ku edhe, pse u vonua paksa, zuri vendin e dytë! Me rëndësi është pjesëmarrja, dhe këtë e tha edhe vetë Adea, me buzëqeshje. /Femi Halimi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here