Home Sport Derbi i Anamoravës me barazim – Drita ruan kreun me tre pikë...

Derbi i Anamoravës me barazim – Drita ruan kreun me tre pikë diferencë!

150
0
SHARE

Atmosferë e ngrohtë – derbi pa fitues!

Skuadrat e Gjilanit dher Dritës luajtën bukur 1 me 1, barazimi rezultati më real.
Prishtina në përballje me Feronikelin në Drenas nxorri një pikë, duke mbyllur ndeshjen me rezultat të bardhë 0:0, dhe kështu ruan ventin në dytë në tabelë me 3 pikë më pak Drita.

Java e 30 e Superligës së Kosovës në futboll
02/05/2018 – 03/05/2018

Gjilani 1:1 Drita

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Golashënues: Ergon Hyseni 34′ /Gjilani/; Kastriot Rexha 45+1′ /Drita/

Derbi i Anamoravës krijoi një atmosferë të shkëlqyer në tribuna, ndërsa në fushë loja ishte paksa e ashpër por jo tensionuese, duke marr parasysh peshën e lojës për të dyja skuadrat.
Ergon Hyseni e kaloi në epërsi Gjilanin në minutën 34, ndërsa Kastriot Rexha barazoi për skuadrën e Dritës në minutën 45+1, duke shkuar n ëpushim me rezultatin 1:1
Në pjesën e dytë loja vazhdoi me ritëm, por rrjetat nuk u tundën. Ndeshja u mbyll pa fitues, dhe rezultati, gjithsesi, është plotësisht real.
Liria pësoi humbje në Prizren në përballje me Trepçën ’89 me 0:2, ndërsa Llapi mposhti Drenicën me rezultatin 1:0.

Sot
Gjilani 1:1 Drita (02.05.2018)
Feronikeli 0:0 Prishtina (02.05.2018)
Liria 0:2 Trepça’89 (02.05.2018)
Llapi 1:0 Drenica (02.05.2018)

Nesër
Besa 0:4 Flamurtari (16:00)
Vllaznia 0:2 Vëllaznimi (16:00)

Tabela pas javës 29 duket kështu:
1. Drita 60
2. Prishtina 57
3. Llapi 48
4. Trepça ’89 47
5. Liria 47
6. Drenica 45
7.Gjilani 44
8. Feronikeli 43
9. Vëllaznimi 39
10. Flamurtari 22
11. Besa 19
12. Vllaznia 14

/E përgatiti: E. Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here