Home Sport Festa ka nisur – DRITA KAMPIONEEEEEEEEEE!

Festa ka nisur – DRITA KAMPIONEEEEEEEEEE!

205
0
SHARE

Futbollistët morën fanelat e reja të kampiones së Kosovës.

Drita u shpall zyrtarisht kampione e Kosovës – 29 ndeshje pa humbje!

Drita shpallet kampione e Kosovës në edicionin 2017/18 të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës shpallet kampione e Kosovës në futboll, pasi në përballje me Prishtinën tregoi epërsi në lojë, duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh.

Prishtina bëri lojë të ashpër, ku Debatik Curri dhe Armend Dallku u ndëshkuan me kartona të kuq.

Drita kampione!

Drita dëshmoi me lojë fer dhe korrekte, në organizim dhe dominim gjatë gjithë lojës! Drita tregoi se është skuadër superiore në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryetrajneri I Dritës, Bekim Isufi, tha se “kemi qenë të përgatitur, është menaxhuar çdo pjesë e fushës. Për ne çdo lojë ka qenë finale. Do të shikojmë si do të ecim tutje… Një herë do ta shijojmë fitoren!”.

Ai ka shtuar: “Jam i kënaqur, do ta mbaj mend gjatë këtë titull! Kemi lojtarë që mund të krenohemi, do të synojmë suksese…!”

Festë e madhe në qytetin e Gjilanit!

/E.Buzuku/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here