Home Sport Futboll – Kupa e Botës: Barazime të vështira të Spanjës e Portugalisë...

Futboll – Kupa e Botës: Barazime të vështira të Spanjës e Portugalisë ndaj Marokut e Iranit

155
0
SHARE

Kupa e Botës – RUSSIA 2018

Spanja dhe Portugalia mezi barazuan ndaj Marokut dhe Iranit. Ekipi i Iranit bëri lojë të bukur dhe shumë lehtë ka mundur të shkojë tutje në Kupën e Botës…

Spanja, ndërkaq, ka mbërri barazimin në fund të ndeshjes kur në epërsi 2:1 ishte Maroku.

Grupi B
Iran – Portugalia 1 : 1 (1 : 0)

Futbollistët e Portugalisë dhe Iranit luajtën një barazim 1 : 1 në raundin e tretë të Grupit B të Kupës Botërore në Rusi. Irani me pak fat ka mundur të kualifikohet në të tetën e finalës.
Portugezët dhe spanjollët me nga 5 pikë shkojnë tutje, ndërsa Irani me 4 pikë dhe Maorko me 1 pikë përfundojnë garën në Kupën e Botës.

Golashënues: Kvarezma ’45/Portugali/; Ansarifarid ’90+3
Stadiumi: Mordovia Arena (Saransk)

 

Grupi B
Spanja – Maroko 2: 2 (1: 1)

Spanja mezi ka nxjerr barazim ndaj Marokut në vazjdim të minutave të fundit të ndeshjes duke luajtur me barazim.

Golashënues: Iniesta ’19, Aspas ’90 + 1/Spanjë/; Butaib ’14, En Nesiri ’81/Maroko/
Stadiumi: Kaliningrad

Grupi A
Uruguai – Rusi 3: 0 (2: 0)

Futbollistët uruguajë mundën Rusinë 3 – 0 në raundin e tretë të Grupit A të Kupës së Botës në Rusi. Me këtë fitore Uruguai me 9 pikë, pa asnjë humbje, u radhit në të tetën e finalës së bashku me Rusinë, e cila përkundër kësaj humbjeje me 6 pikë të tubuara u kualifikua në garat e fazës tjetër në Kupën e Botës.

Golashënues: Suares ’10, Cherishiv ’23 (autog, Kavani ’90
Stadiumi: Kosmos Arena (Samara)

Grupi A
Arabia Saudite – Egjipt 2: 1 (1: 1)

Futbollistët e Arabisë Saudite kanë fituar Egjiptin 2-1 (1: 1) në raundin përfundimtar të fazës grupore të Kupës së Botës. Arabia Saudite dhe Egjipti nuk kanë arritur të kualifikohen tutje dhe Kupa e Botës për ta ka përfunduar.

Golashënues: Al Faraj ’45 + 6 (penallti), Al Davsari ’90 + 5/A.Saudite/; Salah ’27 /Egjipt/
Stadiumi: Volgograd Arena

E martë, me 26 qershor, luajnë:

Danimarka – Franca /16:00/ Grupi C
Australia – Peru / 16:00/ Grupi C
Nigeria – Argjentina / 20:00/ Grupi D
Islanda – Kroacia/ 20:00/ Grupi D

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here