Home Sport Haziri: Stadiumi i qytetit sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s

Haziri: Stadiumi i qytetit sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s

152
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot, gjatë vizitës të punimeve në rindërtimin e stadiumit të qytetit, ka thënë se ky stadium po bëhet sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

 

“Stadiumi është në fazën e parë të ndërtimit. Janë duke u bërë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rindërtohen. Është stadium i kategorisë së katërt dhe, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare, për të gjitha grupmoshat”, ka nënvizuar Haziri.
Haziri ka shfaqur shpresën që operatori ekonomik do t’i përfundojë punimet sipas planit dinamik.

“Besoj shumë që operatori do të kujdeset, që në plan dinamik t’i përfundojë punimet në ndërtimin e stadiumit, i cili do të bëhet krejtësisht i ri dhe asgjë nuk mbetet prej asaj që ka qenë më herët”, është shprehur kreu i Gjilanit.

Haziri ka thënë se shumë shpejt skuadrat e futbollit “Gjilani” dhe “Drita” do t’i shfrytëzojnë terrenet ndihmëse, që tashmë do të nisim me ndërtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here