Home Sport Skuadrat gjilanase – për titull dhe për barazh në javën e fundit!

Skuadrat gjilanase – për titull dhe për barazh në javën e fundit!

202
0
SHARE

Skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani në javën e fundit zhvillojnë betejat më të rëndësishme në Superligë, sepse në mos fitore patjetër duhet të nxjerrin barazime. Nëse Drita nxjerr barazim në  përballje me Prishtinën shpallet kampion, dhe nëse Gjilani merr një pikë në Gjakovë i shmanget barazhit! Të presim e të shpresojmë për lojëra të mira futbolli.

Në javën e parafundit skuadra e Dritës ka fituar ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 3 me 1, ndërsa Prishtina nxorri tre pikë në Prizren, duke fituar me 1 me 0

Dueli në mes të këtyre dy skuadrave do të përcaktojë se kush do të marr titullin kampion!

Dritës i mjafton barazimi për t’u shpallur kampion i Kosovës në futboll, ndërsa Prishtina duhet të fitojë me 2:0. Të presim përballjen ndërmjet dy skuadrave rivale për titull që do të luhet në Pejë!

Ndërkaq, Gjilani, pas barazimit me Drenicën me rezultatin 1 me 1, rrezikon të mbetet në play out, pasi ndeshjen e fundit e luan në Gjakove si mysafire e Vëllaznimit.
Gjilani është në pozitën e 8 me 45, ndërsa Vëllaznimi një pozitë më poshte dhe ka 43 pikë. Në rast se Gjilani nxjerr një pikë në Gjakovë i shmanget barazhit, ndërsa fitorja e Vëllaznimit e dërgon Gjilanin në barazh.

Java e 32 e Superligës së Kosovës në futboll

11/05/2018 – 12/05/2018

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Golashënues: Astrit Fazliu 51’, 61’ dhe Fidan Gërbeshi 67 ‘(P) /Drita/; Oto John 5’ /Trepça ‘89/

Rezultatet:

Drita 3:1 Trepça ’89  (11.05.2018)

Liria 0:1 Prishtina  (11.05.2018)

Llapi 3 :1 Flamurtari (11.05.2018)

Gjilani 1:1 Drenica (12.05.2018)

Feronikeli 1:1 Vëllaznimi (12.05.2018)

Vllaznia : Besa (13.05.2018)

Tabela pas javës 32 duket kështu:

  1. Drita  66
  2. Prishtina  63
  3. Llapi  51
  4. Trepça ’89  50
  5. Drenica  47
  6. Liria  47
  7. Feronikeli  45
  8. Gjilani  45
  9. Vëllaznimi 43
  10. Flamurtari 25
  11. Besa 19
  12. Vllaznia 14

/E përgatiti: E. Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here