Home Sport Lideri dorëzohet në Gjilan, Drita fitoi në Ferizaj…

Lideri dorëzohet në Gjilan, Drita fitoi në Ferizaj…

156
0
SHARE

Skuadrat nga Gjilani me gjah të plotë. Gjilani mposhti Ferronikelin, duke i shkaktuar humbjen e parë, ndërsa Drita ka kthyer formën e kampionës, duke shënuar fitoren e radhës si mysafire kundër skuadrës së Ferizajt në Ferizaj.

Ferronikeli mban pozitën e parë në tabelë me 23 pikë, e përcjellur nga Prishtina me 21 pikë dhe Llapi me 20 pikë. Gjilani dhe Drita mbajnë pozitat 5 dhe 6 me 17 gjegjësisht 16 pikë. KEK-u nuk e lëshon pozitën e fundit me vetëm 1 pikë.

Këtë javë u shënuan, gjithsejt, 10 gola, 7 herë shënuan vendësit dhe tre herë mysafirët.

Java e 11 e Superligës së Kosovës në futboll

Rezultatet:

Ferizaj 0:2 Drita (20.10.2018)
Drenica 1:0 Liria (20.10.2018)
Ballkani 1:0 Flamurtari (20.10.2018)
Prishtina 3:0 KEK-u (20.10.2018)
Trepça ’89 1:1 Llapi (21.10.2018)
Gjilani 1:0 Feronikeli (21.10.2018)

Tabela pas javës 11 duket kështu:

1.Ferronikeli 23

2.Prishtina 21

3.Llapi 20

4.Drenica 18

5.Gjilani 17

6.Drita 16

7.Flamurtari 16

8.Trepça’89 15

9.Ballkani 12

10.Ferizaj 10

11. Liria  9

12.KEK-u 1

/E përgatiti: E. Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here