Home Sport Mbi 700 fëmijë në vrapim në Ditën Olimpike në Gjilan

Mbi 700 fëmijë në vrapim në Ditën Olimpike në Gjilan

121
0
SHARE

Është organizuar, sot, vrapimi i mbi 700 fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, për të shënuar Ditën Olimpike.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka përshëndetur aktivitetin me lutjen që fëmijët të jenë punëtorë për ndërtim dhe zhvillim të vendit gjatë të ardhmes.
Ndërsa, Vjollca Krasniqi, zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë se shënimi i Ditës Olimpike është një vazhdimësi e organizimeve tashmë në kalendarin tradicional, gjithnjë në zgjerim të aktivitetit.
Ajo ka thënë se që nga viti 2012 ky aktivitet i vrapimit të fëmijëve të pavarësisë është organizuar vetëm në qytetin e Prishtinës.
“Nga ky vit vrapimi i fëmijëve që janë të lindur në vitin e pavarësisë po shtrihet edhe nëpër Komunat tjera, dhe këtë vit kemi edhe organizime në gjashtë qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.
Krasniqi ka thënë se, sot, në kohën e njëjtë kanë vrapuar mbi pesë mijë fëmijë në gjithë Republikën e Kosovës në shënim të ditës Olimpike.
Vendi i parë, i dytë dhe i tretë nga dy gjinitë garuese kanë marrë mirënjohje të artë, të agjendtë dhe të bronzt, kurse për të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë diplomat e pjesëmarrjes.
Ky aktivitet është mbështetur nga Zyra e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here