Home Sport Selektori i kombëtarës…për të cilin flet e gjithë bota e futbollit!

Selektori i kombëtarës…për të cilin flet e gjithë bota e futbollit!

135
0
SHARE

Lexoni çfarë thotë legjenda me paterica që mund ta dërgojë kombëtaren e tij në finale të Kupës së Botës!

Ai është trajneri i Uruguajit, Oscar Tabarez, i cili, edhe pse me paterica, e drejton ekipin e tij në Kupën e Botës!
Asnjë titull bote nuk vjen para arsimimit të gjeneratave të reja, thotë Tabarez.

Ai i ka kërkuar shtetit për të përmbushur premtimin për të investuar 6% të buxhetit në arsim.
Ai ishte mësues para se të merrte detyrën e trajnerit të kombëtares së Uruguajit. Ai arsimin dhe edukimin e vë në plan të parë. Ja çfarë tha në një intervistë në Moskë: Asgjë nuk do të na shërbejë titulli i kampionit të botës, nëse rinia jonë nuk e di se ku është Rusia…; nëse fëmijët tanë nuk besojnë në atë që ata mendojnë se duhet të luftojnë dhe nëse nuk besojnë se kanë një të ardhme premtuese
Para se të merrte detyrën e selektorit të futbollit, Tabarez ishte mësues dhe me profesion është mësues. Ai e konsideron arsimin shtyllën më të rëndësishme të kombit dhe të shtetit. Ai u dërgoi një letër të hapur punëtorëve të arsimit që të këmbëngulin për gjashtë përqindëshin e premtuar nga buxheti i shtetit për arsim.”Asgjë nuk do të na shërbejë titulli i kampionit të botës, nëse rinia jonë nuk e di se ku është Rusia apo pse në ekipin kombëtar francez ka kaq shumë lojtarë që kanë lindur në Afrikë ose prindërit e tyre janë nga Afrika. Asgjë nuk do të na vlejë titulli i botës . Ky është një momenti për të përmbushur premtimin për të investuar 6% të buxhetit në arsim. Këndoni himnin tonë me zë të lartë, ne do t’ju shpërblejmë, dhe ata do të duhet të përmbushin premtimin e tyre – 6% nga buxheti i arsimit “, ka shkruar Tabarez, i cili, gjithashtu, ka punuar si mësues para karrierës së tij të trajnerit.

Më kot titullin e botës, nëse nuk e dini se ku është Moska!

Pyetja është dita kur Tabarez nuk do të jetë më në gjendje të ecë dhe kur do të ulet në karrocën e invaliditetit. Tani për tani, cilësia e terrenit përcakton nëse ai do të përdorë shkopin ose jo. Por ai nuk heq dorë. As në moshën 71-vjeçare, as nga sëmundja kronike ai nuk ndalet. Futbolli është pasioni i tij, ai sillet sikur ai jetonte për të. Edhe në momente të vështira ai nuk dëshiron të largohet nga djemtë e t’i lë vetëm, ai është kudi me ta. Por, për të, megjithatë, ka një gjë më të rëndësishme se futbolli. Dhe se në rastin e tij nuk është shëndeti!

Oscar Tabarez, El Maestro, mësues, trajneri i Uruguait, i cili sot, n ëorën 16:00 në çerekfinale të Kupës së Botës ndeshet kundër Francës, është njeriu që meriton përkulje deri n ëtokë. Jo vetëm njerëzit në Uruguaj, ata tashmë i janë mirënjohës atij për gjithçka, por atë e admiron e gjithë bota e futbollit. /Përktheu dhe përshtati në shqip: N.B./

El Maestro Ururuguajin e ka udhëhequr në dy raste. Për herë të parë nga viti 1988 deri në 1990, dhe herën e dytë ai u ul në stol në vitin 2006 dhe kështu për 12 vjet me sukses është duke bërë punën e tij. Në vitin 2011 ai triumfoi me Uruguajin në Copa America, një vit më parë ishte e katërta në botë në Afrikën e Jugut dhe Uruguai luajti në gjysmëfinale për herë të parë pas 40 vjetësh.

Ai, para dy vitesh, u diagnostikua me sindromin “Gilen-Bare”. Ky është një çrregullim neurologjik në të cilin sistemi imunitar sulmon indet e veta të sistemit nervor periferik.

“Kjo është një sëmundje kronike, nganjëherë jam m ëmirë, ndonjëherë më keq, por unë nuk do të largohem nga djemtë, jam atje për ta. Unë nuk kisha përvojë me dhimbje, vetëm kam probleme motorike”, ka thënë Tabarez.

Ai beson vetëm në punë, rend dhe disiplinë, sepse vendi i tij Uruguaji, me 3.3 milionë banorë nuk mund të tret energji nëse dëshiron të konkurrojë me fuqitë si Franca apo ndoshta nesër Brazili.

Në një rast gazetarët në Uruguaj e pyetën: “Maestro, pse jeni duke u përpjekur aq shumë kur ju jeni kaq i sëmurë?” Tabarez ka ndryshuar shprehje në fytyrë dhe është përgjigjur me buzëqeshje ironike, duke u kthyer një kundërpyetje:. “Përse më pyesni, nuk doni të jem trajneri i parë me paterica i cili ka fituar Kupën e Botës ?! ”

Tabarez ka lojtarët e tij “Garra Charrua” filozofinë e futbollit dhe nga kjo nuk do të heqë dorë. Luftëtarët Charrua kanë jetuar në territorin e sotëm të Uruguajit dhe përshkruhen si luftëtarë të guximshëm, të cilët arritën ta mbrojnë territorin e tyre nga pushtuesit spanjollë dhe pushtues të tjerë.
A thua marka e futbollit “Garra Charrua” do ta mbrojnë sot “territorin” e tyre nga francezët, do të mësojmë rreth orës 18:00 kur edhe përfundon loja Francë – Uruguaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here