Home Sport Skuadrat gjilanase me fitore: Drita ndaj Prishtinës e Gjilani si mysafir në...

Skuadrat gjilanase me fitore: Drita ndaj Prishtinës e Gjilani si mysafir në Ferizaj

132
0
SHARE

Drita ka mposhtur skuadrën e Prishtinës me rezultat 1 me 0, ndërsa Gjilani ka fituar në Ferizaj me rezultatin 2 me 0.

Ajo që e bën të veçantë këtë xhiro janë katër fitore të skuadrave mysafire, siç do t’i shihni në tabelën e rezultateve.

Feronikeli merr kreun, ndërsa Llapi radhitet në vendin e dytë, Flamurtari në të tretin, Gjilani është ngjitur në vendin 5, ndërsa Drita ka lëvizur për një vend, nga pozita e parafundit ka dalë ne vendin 10.

Këtë javë janë shënuar 18 gola, prej tyre skuadrat mysafire shënuan 12 gola, ndërsa vendësit 6.

Në xhiron e 7 në Gjilan zhvillohet derbi ndërmjet skuadrave Gjilani dhe Drita, ndërsa në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit. Pra, fundi i javës që vjen, Kosovës i sjell dy derbi shumë atraktiv në arenën e futbollit.

Java e 6 e Superligës së Kosovës në futboll

21/09/2018 – 23/09/2018

Rezultatet:

Ballkani 0:0 Trepça ’89 (21.09.2018)
Flamurtari 1:3 Feronikeli (22.09.2018)
Liria 2:3 Llapi (22.09.2018)
KEK-u 2:4 Drenica (22.09.2018)
Ferizaj 0:2 Gjilani (23.09.2018)
Drita 1:0 Prishtina (23.09.2018)

Tabela pas javës 6 duket kështu:

1.Feronikeli 14
2.Llapi 13
3.Flamurtari 11
4.Prishtina 11
5. Gjilani 10
6.Drenica 9
7. Ballkani 8
8. Trepça ’89 6
9. Liria 6
10.Drita 6
11. Ferizaj 4
12.KEK-u 0
/E përgatiti: E. Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here