Home Sport Sot, qyteti i Gjilanit ka festë futbolli – nuk ka betejë për...

Sot, qyteti i Gjilanit ka festë futbolli – nuk ka betejë për jetë a vdekje!

135
0
SHARE

Të festojmë me dinjitet e kulturë!

Shkruan: Nexhat Buzuku

Sot, është rasti më i mirë të dëshmohemi si gjilanas, të tregojmë se sa lartë jemi me kulturë qytetare, sepse vetëm për këtë do të flasin Kosova e rajoni, ashtu siç na njohin e respektojnë: për kulturën, respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin!

Sot, në stadiumin e qytetit, mund të fitojë e mund të humbas secila skuadër, ose rezultati mund të jetë i barbartë. Mirëpo, sot, në Gjilan nuk guxon të humbet kultura, respekti, krenaria e këtij qyteti, sepse të tjerët na njohin e na marrin si shembull, model të tolerancës, edukatës dhe kulturës sportive e qytetare!
Në arenë ndeshen dy skuadra futbolli: Gjilani – Drita; njëra lufton për titull e tjetra për futboll! Kjo është vetëm një lojë, nuk është një betejë për jetë a vdekje, as të jesh a të mos jesh!
Sot, qyteti i Gjilanit, skuadrat rivale, tifozëria e të dyja skuadrave e kanë rastin të tregojnë, të dëshmojnë e manifestojnë tolerancën, kulturën e futbollit, të sportit e të qytetit tonë.
Stadiumi i qytetit në Gjilan, sot, do të jetë një arenë e madhe futbolli, ku skuadrat gjilanae dhe tifozëria do të na dëshmojnë se ky qytet kultivon nivelin e lartë të kulturës së sportit, të mirësjelljes, të tolerancës dhe të animit korrekt, edhe kur fiton kundërshtari, cilido qoftë ai.

Skuadrat e Gjilanit e Dritës kanë bërë të gjitha përgatitjet për të shfaqur një spektakël futbolli.
Natyrisht, secila prej tyre synon të marr një rezultat të favorshëm, por gjërat në fushë do të jenë përcaktuese se kush do të jetë fituesi, por edhe rezultati i bardhë.
Drita – pretendente për të fituar titullin kampion, do të ketë synim që me lojë ekuilibruese të nxjerr një përfundim të favorshëm, e përkthyer gjithsesi në fitore, pasi vetëm fitorja e bën kampion në këtë edicion garash, ndwrsa skuadra e Gjilanit, gjithashtu do të luaj për futbollin.
Skuadrat rivale duhet ta mbajnë nivelin e lojës fer play dhe të jenë të durueshme gjatë tërë lojës, duke shmangur emocionet e pakontrolluara dhe tensionet, që do ta zbehnin këtë kryendeshje të kampionatit në Superligën e futbollit.
Megjithatë, kësaj radhe, tifozëria duhet të jetë me tolerante, sepse vetëm opsioni pragmatist, i sigurt dhe i ndjeshëm, duke mbajtur gjërat të qeta dhe të marrë një humbje të ulët të rezultatit për njërën ose një fitore minimale për skuadrën tjetër, por edhe me rezultat të barabartë, do të na bënte të ndiheshin krenar me skuadrat tona, me tifozërinë dhe kulturën e sportit që kultivon qyteti i Gjilanit.

Java e 30 e Superligës së Kosovës në futboll
02/05/2018 – 03/05/2018

Sot
Gjilani : Drita (16:00)
Feronikeli : Prishtina (16:00)
Liria : Trepça ’89 (16:00)
Llapi : Drenica (16:00)

Nesër
Besa : Flamurtari (16:00)
Vllaznia : Vëllaznimi (16:00)

Tabela pas javës 29 duket kështu:
1. Drita 59
2. Prishtina 56
3. Liria 47
4. Llapi 45
5. Drenica 45
6. Trepça ’89 44
7.Gjilani 43
8. Feronikeli 42
9. Vëllaznimi 36
10. Flamurtari 19
11. Besa 19
12. Vllaznia 14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here